Open Responsive Menu
30 Janar 2015

Fitch Ratings afirmon vlerësimin e saj me “B” për ProCredit Bank Shqipëri.

Kompania ndërkombëtare e ratings, Fitch Ratings, në publikimin e raportit të saj ka afirmuar ProCredit Bank Shqipëri, me “B”.

(Stable Outlook - Long-term foreign currency Issuer Default Ratings (IDRs)).

Në deklaratën për shtyp, Fitch Ratings thekson se edhe pse ProCredit Bank Shqipëri operon në një ambient sfidues dhe dinamik, tregues të rëndësishëm financiarë që përfaqësojnë stabilitetin e saj, janë në pozita të favorshme.

Më konkretisht theksohet se niveli i kënaqshëm i likuiditetit dhe kapitalizimi i arsyeshëm janë tregues domethënës për qëndrueshmërinë e bankës, gjithashtu treguesit e cilësisë së aseteve të ProCredit Bank tejkalonë mesataren e treguesve të sektorit bankar.

Vetë vlerësimi i grupit ProCredit Holding (ProCredit Holding AG&Co. KGaA (PCH, BBB/Stable)) dhe duke marrë në konsideratë element si: sturuktura aksionere, markën e njejtë, bashkëpunimin e ngushtë me kompaninë mëmë dhe mbështetjen në capital dhe likuiditet që ajo i siguron bankave të grupit, janë vlerësuar dhe cilësuar si influencues pozitiv në arritjen e këtij vlerësimi.

Materialin e plotë mund ta gjeni të publikuar të plotë në faqen e Fitch Ratings duke klikuar këtu.