Open Responsive Menu
26 Nëntor 2014

“Zona Bankimi 24/7 “për biznese – një koncept inovativ nga ProCredit Bank

“Zona e Bankimit 24/7” është një koncept inovativ në sistemin bankar, që ofron lehtësi për klientët në menaxhimin e fondeve të veta. Ky projekt do të marrë shtrirje dhe zhvillim në të gjithë rrjetin e Bankave ProCredit në rajon, për të rritur dhe zhvilluar pozitivisht rrjetin e gjërë të marrëdhënieve tregtare që ekziston ndërmjet klientëve të ProCredit Bank në shtete të ndryshme.

“Zonat e Bankimit 24/7” janë të pajisura me një bankomat, i cili shërben për depozitimin e parave cash për klientët e biznesit. Gjithashtu, klientët mund të kryejnë edhe një sërë pagesash të faturave mujore. “Zona” është e pajisur me një telefon, nga ku klientët mund të telefonojnë në çdo moment punonjës të dedikuar të bankës, nëse hasin në ndonjë pyetje gjatë kryerjes së shërbimeve elektronike.

ProCredit Bank Kosovë ka inauguruar zyrtarisht qendrat e reja të shërbimit bankar “Zona Bankimit 24/7” për biznese, një koncept ky krejtësisht inovativ i bankimit për tregun financiar në Kosovë, ku klientëve të biznesit u mundësohet akses në shërbimet bankare 24 orë, gjatë shtatë ditëve të javës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ilir Aliu, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Kosovë, theksoi se: “Sot, çdo njëri nga ne ka synim që të gjitha punët t`i kryejë në kohë. Shfrytëzimi sa më efikas i kohës mbetet planifikimi më i vlefshëm që bëjmë ne. Në ProCredit Bank ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të dizenjuar dhe ofruar shërbime për të plotësuar kërkesën e klientëve tanë, duke u ofruar akses në shërbimet bankare në kohën më të përshtatshme për ta - 24 orë në ditë, gjatë 7 ditëve të javës; këto “zona” janë një hap i rëndësishëm për ta sjellë bankën më afër qëllimit afatgjatë të kalimit të disa shërbimeve të thjeshta bankare, nga dega në pajisjet e automatizuara bankare.”

Ndërsa në fjalën e tij, Drejtuesi i Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank Kosovë, z. Borislav Kostadinov ka nënvizuar mbështetjen e ProCredit Holding, aksionerit kryesor të ProCredit Bankë në Kosovë dhe më gjërë në bankat ProCredit në rajon, për krijimin dhe avancimin e një platforme moderne dhe efikase të bankingut për klientët e ProCredit Bank.

Si pjesë e Grupit ProCredit, ProCredit Bank Shqipëri do të aplikojë shumë shpejt teknologjinë e duhur për ofrimin e këtij shërbimi për klientët e vetë, duke sjellë një inovacion për sistemin bankar shqiptar.

ProCredit Bank, Banka juaj Partnere!