Open Responsive Menu
04 Nëntor 2014

ProCredit Bank mbështet programin “Miqtë e Ujit”

Në kuadër të angazhimit të vetë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve për tema të lidhur me mjedisin, ProCredit Bank ka mbështetur programin “Miqtë e Ujit”, që synon rritjen e ndërgjegjësimit tek fëmijët përsa i përket çështjeve të lidhura me ujin, nëpërmjet metodave interesante dhe interaktive.

Ky program organizohet për të tetin vit rradhazi dhe fëmijët që u përfshinë në këtë event ishin nxënës të klasave të treta të 50 shkollave fillore në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Peshkopi, Rrëshen, Tepelenë, Berat, Bulqizë etj.

Në fillim të muajit Qershor, u organizuan konkurse për përzgjedhjen e 3 vizatimeve më të mira në nivel lokal dhe më pas këto vizatime u grumbulluan nga shoqata dhe u vendosen në ekspozitën me temë “Uji nëpërmjet syve të fëmijëve”.

Për ProCredit Bank, ky program ka një rëndësi të veçantë në promovimin e vlerave të rëndësishme dhe edukimin e brezave të rinj, në racionalizimin e përdorimit të burimeve ujore si dhe respektimit të ambientit, në linjë edhe me politikat e menaxhimit mjedisor të Bankës.

ProCredit do të vazhdojë të mbështesë të gjithë ato iniciativa që synojnë të edukojnë të rinjtë në të gjithë Shqipërinë me njohuritë bazë mbi konceptet themelore rreth resurseve të ndryshme si dhe përdorimit të tyre, duke theksuar fort racionalizimin e përdorimit të tyre.