Open Responsive Menu
31 Tetor 2014

Kursimi nuk ndodh vetëm një ditë. Të kursesh është kulturë!

Kursimi nuk ndodh vetëm një ditë. Të kursesh është kulturë!

31 Tetori - Dita Ndërkombëtare e Kursimit.

Kursimet përgjithesisht nënkuptojnë planifikim të shpenzimeve të ardhshme. Ato tregojnë vullentin tonë për të qënë të përgatitur dhe për të pritur me siguri ditët që do të vijnë si dhe nuk duhen parë si pengesë për planet tona por si një zakon i shëndetshëm dhe një konsum racional.

Dita e Kursimit ka filluar të jetë një ditë ndërkombëtare që prej vitit 1924, e vendosur në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimit, në Milano, Itali. Pra është një “traditë” e hershme, e cila synon që të promovojë kursimin si një kulturë e shëndetshme për ekonominë familjare dhe ekonominë në tërësi, si dhe promovimin e modeleve të suksesshme të kursimit.

Në ProCredit Bank ne këshillojmë vazhdimisht klientët tanë mbi rëndësinë që kursimi ka në vetëvete, për të siguruar një rritje të qëndrueshme në ekonominë familjare dhe të biznesit. Kursimi nuk do të thotë që të kufizosh shpenzimet apo të mos të shpenzosh. Kursimi do të thotë racionalizim i shpenzimeve të tua, duke mirëpërdorur fondet që ke në dispozicion.

Në mënyrë të përmuajshme, duke kursyer një shumë (qoftë edhe) të vogël parash, në varësi të objektivave, pas një periudhe të caktuar, ju mund të realizoni shpenzimin e parashikuar. Në ProCredit ne nuk promovojmë kreditë konsumatore, sepse janë pikërisht kursimet ato fonde që duhen përdorur për përfitime afatshkurtra. Shërbimet e ndryshme financiare, si për shembull kredia, janë shërbime financiare që duhet të përdoren për investime afatgjata.

ProCredit Bank si një bankë e përgjegjshme sociale, mbështet dhe nxit kulturën e kursimit duke filluar nga brezat më të rinj – fëmijët – e deri tek grupmoshat e tjera.

Prej dy dekadash, ProCredit Bank është një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm për individë dhe biznese të vogla dhe të mesme. Ne ofrojmë shërbime të përgjegjshme dhe transparente, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për klientët tanë.

 

ProCredit Bank – Banka juaj partnere!