Kthehu tek lista

Njësi me sipërfaqe 20.2 m² , dhe Njësi me sipërfaqe 49.6 m² , Tiranë.

Prona në shitje është një e vetme por e ndarë në 2 çertifikata pronësie të ndryshme, përkatësisht pasuritë nr.192/41-N9 dhe nr.192/41-N10 me sipërfaqe totale 69.8 m2. Prona lokalizohet në zonën e Freskut përgjatë rrugës së Teleferikut, pranë Policisë Bashkiake.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

*Ndërtesë Biznesi

Të dhënat mbi siperfaqen

69.80 m²

Avantazhet e Pronës

Prona ndodhet në një zonë të banuar me pallate kryesisht 7-8 kate. Infrastruktura rreth saj është e mirëorganizuar dhe e asfaltuar. Pranë saj janë zhvendosur zyrat e Policisë Bashkiake të Tiranës duke e bëre një zonë atraktive sidomos për aktivitetet e shërbimit.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Prona mund të përdoret për qëllime komerciale dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme si psh: bar-kafe , Bilardo, Parukeri, Berberhane, zyra konsulence ligjore/kontabiliteti.

Çmimi i shitjes

5,912,339 LEK