Kthehu tek lista

Njësi me sip 121.3 m² , në rrugën “Stavri Themeli”, Tiranë.

Objekti ndodhet në katin përdhe të një pallati 7 katësh, pranë kompleksit në ndërtim "Kristal 2". Ndërtesa në të cilën ndodhet prona është ndërtim i realizuar pas viteve 2000, me fasadë të suvatuar dhe termoizolim të mirë. Prona ofron dy mundësi hyrjeje të instaluar qepena metalike, si në anën veriore dhe atë perëndimore. Pjesa ballore e njesisë është e shtruar me pllaka, pasi ky ambient më parë është përdorur si bar-kafe duke shfrytëzuar jo vetëm ambientet e brendshme, por pjesën e jashtme. Instalimet elektrike dhe ato hidraulike janë të reja dhe të lidhura me rrjetin kryesor të shpërndarjes. Rifiniturat e brendshme dhe shtresa e plakave të njësisë janë të një cilësie të lartë dhe paraqiten në gjendje shumë të mirë.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

*Ndërtesë Biznesi

Të dhënat mbi siperfaqen

121.30 m²

Avantazhet e Pronës

Prona ofron kushte të mira, duke ofruar mundësi që të vihet në funksionim pa qënë nevoja të bëhen investime shtesë.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Ambienti është i pajisur me fasilitetet e nevojshme për t'u përdorur si njësi shërbimi i llojit supermarket, bar-kafe, apo shërbime të ndryshme etj.

Çmimi i shitjes

115,000 EUR