Kthehu tek lista

Arë me sipërfaqe 3250 m2. Manëz, Durrës.

Prona ka sipërfaqe prej 3250m2 dhe ndodhet në Manëz të qytetit të Durrësit. Prona është në përdorim për qëllime bujqësore, pjesë të saj janë të mbjella me rrënjë ulliri.  Prona ka një formë të rregullt drejtkëndore dhe është e rrethuar me gardh teli në krahun lindor dhe perëndimor të saj. Aksesi për në pronë realizohet nga ana veriore e saj nëpërmjet një rrugice të shtruar me zhavorr,  e cila ka dalje më tej në rrugeë e fshatit Manez. Shtrihet në një terren kodrinor dhe përdorimi më i mirë i saj është për qëllime bujqësore dhe kultivimin e agrokulturave të ndryshme.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Tokë Arë

Të dhënat mbi siperfaqen

3250.00 m²

Avantazhet e Pronës

Prona ndodhet shumë pranë fshatit Manëz dhe aksesohet lehtë prej mjeteve bujqësore nga rruga kryesore e fshatit. Pranë pronës ndodhet edhe Depo e Ujit të fshatit Manëz..

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Ara mund të gjejë përdorim të gjërë për qëllime bujqësore në prodhimin e kulturave të ndryshme si psh , pemëtore , vreshtari , etj.

Çmimi i shitjes

11,487 euro