Open Responsive Menu
  • Zyra Qëndrore që prodhojnë energji elektrike nga Panele Fotovoltaike

ProCredit Bank instaloi impiantin për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike në godinën e Zyrave Qendrore. Për këtë qëllim u organizua edhe një ceremoni inagurimi, ku ishin të ftuar partnerë dhe klientë, si dhe Bashkia Tiranë. Energjia e prodhuar nga sistemi fotovoltaik përllogaritet
të jetë rreth 25.500 kWh/vit dhe të sjellë reduktim të CO2 me rreth 15.4 ton/vit (sipas metodologjisë së zhvilluar nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit), e cila është ekuivalente me 395 pemë të mbjella në vit në zonat urbane. E gjithë energjia e prodhuar do të përdoret për plotësimin e nevojave të vetë godinës së Zyrave Qendrore, që është në pronësi të Bankës ProCredit.

  • Flota me makina elektrike

Për ne është e rëndësishme që të jemi pranë klientëve tanë. Kjo nënkupton përdorimin e shpeshtë të makinave të bankës. Me synim uljen e ndotjes në mjedis, Banka ka investuar gjithmonë në makina me konsum të ulët karburanti. Aktualisht fokusi është zëvendësimi i makinave me karburant me makina ekologjike, ose elektrike.  Kështu, këshilluesit e biznesit përdorin në operacionet e tyre të përditshme makinat 100% elektrike, të cilat demonstrojnë qasjen tonë mjedisore me qëllim përdorimin me efiçencë të burimeve, sensibilizimin e publikut dhe mbrojtjen e ambientit, duke reduktuar shkarkimin e gazeve të dëmshme në atmosferë. Si rezultat i këtyre masave, sasia e karburantit të përdorur gjatë vitit 2018 ka rënë me 22% krahasuar me një vit më parë.

  • Më shumë hapsira të gjelbërta

Banka ProCredit mbështeti Bashkinë Tiranë në mundësimin e rivitalizimit të 6 "bisedkave" me gjelbërim. Këto janë mjedise të dedikuara përgjatë Parkut të Liqenit Artificial Tiranë dhe janë në funksion të qytetarëve të çdo grupmoshe që vizitojnë këtë park. Në këtë mënyrë, Banka ProCredit kontribuon si në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, ashtu edhe në rritjen e mundësive për më tepër rekreacion të qytetarëve që frekuentojnë këtë park.

  • Shembuj të mirë për tu ndjekur

Për stafin e ProCredit Bank tashmë është kthyer në traditë ndërmarrja e aktiviteve të pastrimit në zona të ndryshme turistike. I fundit ka qënë aktiviteti i pastrimit të Liqenit të Farkës në Tiranë. Ky park u përzgjodh, si një prej liqeneve më të mëdhenj në Shqipëri dhe një zonë turistike që ka marrë fokus për zhvillim.

 

Fillimi i faqes