Open Responsive Menu

Mobile Banking

 

Mobile Banking - Shërbime të reja

Aksesoni llogaritë tuaja personale dhe kryeni veprime bankare shumë thjesht nga telefoni apo tableti juaj. Nga ky aplikacion ju mund të:

  • Menaxhoni kursimet 24/7 - Transferoni fonde në llogarinë tuaj FlexSave sa herë që dëshironi.
  • Kryeni transferta brenda bankës (llogarive tuaja në të njejtën monedhë si dhe monedha të ndryshme, apo palëve të treta)
  • Transferoni para drejt klientëve në banka të tjera në vend
  • Çelni Depozita me Afat
  • Rrisni limitin e kartës për blerje online, deri në 5,000 Eur/ 700,000 ALL në ditë
  • Rrisni limitin e kartës për tërheqje në ATM, deri në 7,000 Eur/ 1,000,000 ALL në ditë
  • Bllokoni dhe zhbllokoni vetë kartën tuaj në raste emergjence (psh. nëse ju humbet, etj.)

Për të përdorur edhe shërbimet e reja ju duhet të keni versionin e fundit të aplikacionin "ProCredit Albania". Për këtë, në varësi të tipit të telefonit tuaj shkarkoni/ përditësoni në Apple Store apo Play Store këtë aplikacion. Si dhe të keni aplikuar në bankë dhe të keni aktive metodën e sigurisë m-Tan (jo Token).

Çfarë nevojitet për të përdorur "ProCredit Albania" App?

Mjafton që ju të keni shërbimin e internet banking në ProCredit Bank dhe të keni në telefonin tuaj aplikacionin e emërtuar "ProCredit Albania".

Si ta shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj?

Nëse ende nuk e keni shkarkuar këtë aplikacion, mund ta gjeni në Apple Store apo Play Store, ose klikoni direkt në këto links (në varësi të aparatit tuaj celular): Android | IOS

Nëse po na lexoni nga desktop version mund të skanoni kodin QR nga telefoni juaj për të shkarkuar direkt aplikacionin

Dëshironi më tepër informacion?

Ju mund të na kontaktoni në Qëndrën tonë të Kontaktit +355 42 389 389, ose e-mail: informacion@procredit-group.com