Korporata Ndërkombëtare Financiare dhe ProCredit kanë thelluar bashkëpunimin e tyre në mbështetje të NVM-ve në nëntë ekonomitë në zhvillim gjatë krizës së koronavirusit

7/21/2020

Korporata Ndërkombëtare Financiare dhe ProCredit kanë thelluar bashkëpunimin e tyre në mbështetje të NVM-ve në nëntë ekonomitë në zhvillim gjatë krizës së koronavirusit

  • IFC-ja vë në dispozicion të NVM-ve 100 milionë dollarë USD përmes ProCredit Group
  • Shtetet e synuara janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ekuadori, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Ukraina
  • Burimet financiare kanë si qëllim t’u sigurojnë NVM-ve akses afatshkurtër në kapitalin shtesë të punës


Frankfurt am Main, 13 korrik 2020 – Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding; ProCredit) po bëjnë financime të projektuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) që t’u mundësojnë atyre të kapërcejnë pengesat e likuiditetit të krijuara si pasojë e COVID-19 dhe të përfitojnë nga mundësitë potenciale që dalin nga kriza. Për këtë qëllim, IFC-ja i jep ProCredit Holding një kredi prej 100 milionë dollarësh USD. Kredia jepet në bazë të Programit të Zgjidhjeve të Kapitalit Punues të IFC-së (ZKP).

NMV-të e kualifikuara, në nëntë nga dymbëdhjetë bankat ProCredit, do të njoftohen për vënien në dispozicion të fondeve. Në nëntë bankat përfshihet banka ProCredit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Ekuador, Kosovë, Moldavi, Maqedoni të Veriut, Rumani, Serbi dhe Ukrainë.

Bordit Drejtues i ProCredit Holding është plotësisht i bindur se pozicionimi i mirë i bankave ProCredit mund të luajë rol pozitiv dhe të rëndësishëm në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendet përkatëse. Sipas këndvështrimit të Bordit, fuqizimi i sektorit të NVM-ve do të jetë me rëndësi thelbësore për rimëkëmbjen makroekonomike të vendeve ku operojnë bankat ProCredit, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19. Bordi Drejtues ka besimin se fondet e vëna në dispozicion nga IFC-ja, partneri që prej shumë kohësh i ProCredit, do t’u mundësojnë NVM-ve të mirëpozicionuara të zhvillohen më tej dhe të gjejnë mundësia të reja biznesi.

“Financimi synohet të mbështesë NVM-të, fluksi i parave të të cilave është prekur nga pandemia” tha Vittorio Di Bello, Kreu Rajonal i Industrisë për Institucionet Financiare i IFC-së në Evropë dhe në Azinë Qendrore. “Fokusi i NVM-ve të ProCredit dhe shtrirja gjeografike do të jenë të dobishme në përmirësimin e aksesit në financim të këtyre ndërmarrjeve, të cilat gjenden në kushte të pamerituara dhe kanë më shumë nevojë për të.”

IFC-ja është aksioner i ProCredit Holding dhe në vitin 2019 ka investuar 90 milionë dollarë USD në çështjen e parë të instrumentit të gjelbër “Green Bond” të ProCredit Holding.


Kontakt:
Andrea Kaufmann, Komunikimet e Grupit, ProCredit Holding, Tel.: +49 69 951 437 138,
Email: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com
Jennifer Bisping, IFC Vienna, Tel.: +43 1 21 70 588, Email: jbisping@ifc.org

Rreth Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC)
IFC – organizatë simotër e Bankës Botërore dhe anëtare e Grupit të Bankës Botërore – është institucioni më i madh i zhvillimit global i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Ne punojmë në më shumë se 100 shtete, duke përdorur kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin tonë për të krijuar tregje dhe mundësi në vendet në zhvillim. Gjatë vitit fiskal 2019, kemi investuar më shumë se 19 miliardë dollarë në shoqëri private dhe institucione financiare në vendet në zhvillim, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të nxitur begatinë e përbashkët. Për më shumë informacion, vizitoni www.ifc.org.

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA
ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit të bankave ProCredit të orientuara drejt zhvillimit, që përbëhet nga banka tregtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të). Si shtesë e përqendrimit rajonal në Evropën Jug-lindore dhe Lindore, Grupi i ProCredit është po ashtu i pranishëm edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjik Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (përbërë nga makina investimi për personelin e ProCredit), Dutch DOEN Participaties BV, KfW Development Bank dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës botërore). Si kompania superiore e Grupit sipas Aktit Gjerman për Bankat, ProCredit Holding AG & Co. KgaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbank në Gjermani. Për informacione të tjera, vizitoni faqen e internetit të kompanisë www.procredit-holding.com.

Deklaratat me karakter parashikues në të ardhmen
Kjo deklaratë për shtyp përmban deklarata të lidhura me zhvillimet e ardhshme të biznesit tonë dhe me performancën financiare, si dhe deklarata për veprimet ose zhvillimet e ardhshme që prekin ProCredit Holding ose bankat e ProCredit, të cilat mund të jenë deklarata me karakter parashikues në të ardhmen. Këto deklarata bazohen tek menaxhimi i pritshmërive aktuale dhe supozimeve specifike të ProCredit Holfing, shumë prej të cilave janë jashtë kontrollit të ProCredit Holding ose bankave ProCredit. Ndaj, ato janë subjekt i shumë rreziqeve, pasigurive dhe faktorëve të ndryshëm. Nëse një ose më shumë prej këtyre rreziqeve apo pasigurive materializohet apo nëse pritshmëritë ose supozimet e bëra nuk dalin të sakta, atëherë rezultatet, performanca dhe arritjet (si negative ashtu dhe pozitive) të ProCredit Holding ose të bankave ProCredit mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ato të shprehura ose të nënkuptuara në këtë deklaratë parashikuese. ProCredit Holding dhe bankat ProCredit nuk marrin përsipër detyrimin e përditësimit të deklaratave me karakter parashikues në të ardhmen apo të korrigjimit të tyre në rast devijimi nga zhvillimet e pritura.