Shfrytëzoni energjinë e ripërtëritshme.

Panelet diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë janë një mënyrë shumë efikase për ngrohjen e ujit në shtëpi. Vendosja e paneleve diellore për ujë të ngrohtë, sjell kursim të konsiderueshëm të energjisë, pasi në vend të energjisë elektrike përdoret energjia diellore. Energjia diellore, është pjesë e energjive të rinovueshme, duke kontribuar kështu pozitivisht në mjedisin tonë. Këto panele përbëhen nga depozita uji dhe kolektorë diellor. Ky kolektor, që zakonisht vendoset në tarracën/çatinë e banesave përthith rrezatimin diellor dhe e transmeton këtë nxehtësi te deposita e ujit me anën e një këmbyesi nxehtësie. Depozitat e ujit duhet të jenë të mirë izoluara dhe të lidhura me kolektorin. Gjithashtu, sot po përdoren gjithmonë e më tepër sobat për ngrohje me pellets të cilat janë shume efikase dhe sigurojnë një ngrohje të mirë të banesës.

Shembull kursimi të energjisë elektrike nëpërmjet investimit në panele diellore në një shtëpi private

Një familje, e cila jeton në një shtepi private, vendos të instalojë në tarracën e shtëpisë, panele diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë. Numri i personave në familje është 6. Banka ProCredit e mbështeti këtë klient me kredinë Eko për investime në shtëpi më një afat maturimi 2 vite.

Investimi në panele diellore për ujë të ngrohtë

SHUMA E INVESTUAR KONSUMI I ENERGJISË PARA INVESTIMIT KONSUMI I ENERGJISË PAS INVESTIMIT KURSIMI MUJOR I ENERGJISË SË PËRDORUR KURSIMI MUJOR I ENERGJISË NË %
220,000 LEKË 4,392 LEKË
360 kWh
854 LEKË
70 kWh
3,538 LEKË
290 kWh
81%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të llojit, markës,çmimit të energjisë, etj. Afati maksimal për kredinë Eko për investime në shtëpi shkon deri në 10 vite.