Panele diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë

Ju mund të reduktoni shpenzimet për ngrohje të hapësirave dhe ujë të ngrohtë sanitar, nëpërmjet shfrytëzimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme si panele diellore. Me panelet diellore për ngrohjen e ujit, ju do të keni ujë të ngrohtë në çdo kohë. Ekziston gjithashtu mundësia që nëpërmjet një sistemi qëndror, kjo ngrohtësi të përdoret edhe për ngrohje për hapësirat e ndërtesës.

Shembull

Një hotel turistik, pasi ka investuar në termoizolimin e jashtëm të objektit së fundmi investon në panele diellore termosifon për ujë të ngrohtë. Këto investime i siguruan këtij hoteli një ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të energjisë si pasojë e përdorimit të energjisë diellore në vend të asaj elektrike. Banka ProCredit e mbështeti klientin me kredinë Eko-biznes me një afat maturimi 3 vite.

Panele diellore termosifon për ujë të ngrohtë

VLERA E INVESTIMIT KONSUMI VJETOR I ENERGJISË PËR SIGURIMIN E UJIT TË NGROHTË (PARA INVESTIMIT) KONSUMI VJETOR I ENERGJISË PËR SIGURIMIN E UJIT TË NGROHTË (PAS INVESTIMIT) KURSIMI VJETOR I ENERGJISË PËR SIGURIMIN E UJIT TË NGROHTË KURSIMI NË % NGA INVESTIMI I REALIZUAR
1,000,000 LEKË 392,000 LEKË
32,131 kWh
104,000 LEKË
8,525 kWh
288,000 LEKË
23,606 kWh
73%

Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi variojnë dhe në varësi të llojit të tipit të panelit, markës, cilësisë, vendndodhjes së hotelit, çmimit të energjisë, etj. Afati maksimal për këto kredi shkon deri në 15 vite.