Back to list

Njesi Biznesi me Sip 45 m2, Ndodhur ne Pukaj-Plazh, Velipoje, Shkoder

Prona është e llojit “njësi” me sipërfaqe 45 m2. Ajo ndodhet në katin përdhe të një pallati 5-katësh, pikerisht në krahun verior të tij. Konstruksioni i pallatit është realizuar me kollona betoni dhe i mbuluar me soletë. Ndërtesa është e suvatuar nga jashtë dhe i lyer me bojë hidromat, ku mbizotëron ngjyra e tullës, ndërsa pjesa e murit të jashtëm që i përket njësisë është e veshur me mermer. Njësia ka ndriçim natyral vetëm atë që merrë nga fasada e xhamit ku ndodhet dhe dera e hyrjes. Muret e brendshme dhe tavani i pronës objekt vlerësimni ishin të lyera më bojë hidromat ngjyrë qumësht. Njësia është e pajisur me tualet.

Property data

Property type

Njësi biznesi

Property area

45.00 m2

Property advantages

Zona në të cilën ndodhet prona është kryesisht zonë turistike, me investime të shumta publike e private në brendësi të saj. Ka mundësi optimale të furnizimit me energji elektike dhe ujë. Blerësit potencialë mund të jenë persona fizik apo juridik, që kanë kapitale të mjaftueshme dhe që duan të investojnë në përputhje me destinacionin dhe perspektivën e zhvillimit të kësaj prone.

What can you use this property for?

Prona mund te perdoret si market, Zyre, Bar-Kafe, etj.

Property price

0