Prona është e llojit “njësi” me sipërfaqe 110 m2. Ajo ndodhet në katin përdhe të një pallati 5-katësh, pikërisht në cepin veriperëndimor të tij. Konstruksioni i pallatit është realizuar me kollona betoni dhe i mbuluar me soletë. Ndërtesa është e suvatuar nga jashtë dhe i lyer me bojë hidromat, ku mbizotëron ngjyra e tullës, ndërsa pjesa e murit të jashtëm që i përket njësisë është e veshur me mermer. Njësia ka ndriçim natyral të bollshëm, nga fasadat në krahun verior dhe perëndimor. Muret e brendshme dhe tavani i pronës janë të lyera më bojë hidromat ngjyrë qumësht. Njësia ështe e pajisur me tualet.
Njësi biznesi
110.00 m2
Zona në të cilën ndodhet prona është kryesisht zonë turistike, me investime të shumta publike e private në brendësi të saj. Ka mundësi optimale të furnizimit me energji elektike dhe ujë. Blerësit potencialë mund të jenë persona fizik apo juridik, që kanë kapitale të mjaftueshme dhe që duan të investojnë në përputhje me destinacionin dhe perspektivën e zhvillimit të kësaj prone.
Prona mund të përdoret për Njesi biznesi, Market, Zyra. etj.