Si të mbron banka ProCredit

Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Informacion mbi Sigurinë Online

Për Bankën ProCredit, kontrollimi dhe shmangia e sulmeve kibernetike është një nga prioritetet kryesore. Duke investuar në teknologjinë më të fundit dhe duke bërë kontrolle të rregullta teknike, ne sigurojmë mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit bankar online të klientëve. Përveç kësaj, ne u japim klientëve tanë informacione dhe këshilla të hollësishme se si të qëndrojnë të sigurt gjatë bankimit online që të parandalojmë rënien e tyre viktimë të mashtrimeve.

Si të mbron banka ProCredit ?

Ne vëmë në zbatim masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë së klientit në mënyrë që t’i mbrojmë të dhënat e klientit.

Infrastruktura

Zbatimi i teknologjive më të fundit për të zbuluar dhe parandaluar ndërhyrjet kibernetike, p.sh.: 

  • Zbatimi i kontrolleve që parandalojnë aksesin e paautorizuar nga individët ose rrjetet (firewalls, sisteme të parandalimit të ndërhyrjes, kodimi i të dhënave të ruajtura, etj.). 
  • Mbrojtja e lidhjes ndërmjet pajisjes(eve) të klientit dhe aplikacioneve tona duke përdorur kodimin Secure Socket Layer (SSL) p.sh. klienti regjistrohet, duke plotësuar një aplikacion apo duke u regjistruar në shërbimet online.

e-Banking dhe m-Banking

  • Autorizimi i pagesave mbrohet nga Autentifikimi Shumëfaktorësh për secilin transaksion që kryeni.
  • Sesioni i bankimit online të klientit shkyçet automatikisht pas 15 minutave të mosaktivitetit për të shmangur përdorimin e paautorizuar të llogarisë së klientit nga të tjerët. 
  • Akses i sigurt në versionin mobile të e-Bankimit me të dhëna biometrike (tiparet e fytyrës ose gjurmët e gishtërinjve) ose fjalëkalim.
  • Monitorimi i aktiviteteve për mashtrim potencial.
  • Zhvillimi  i aplikacioneve mobile me teknologjitë më të fundit të sigurisë.

Kartat e Debitit dhe Kreditit 

  • Menaxhimi i limitit të kartës dhe statusit të kartës nga vetë klienti nëpërmjet kanaleve tona digjitale.
  • Regjistrimi i kartave automatikisht me standardet më të fundit të sigurisë, si Siguria 3-D (një protokoll i sigurisë që ndihmon parandalimin e mashtrimit me transaksionet online me karta krediti apo debiti).
  • Dërgimi i mesazhit SMS për çdo transaksion online që kryen klienti me kartë.
  • Monitorimi i aktiviteteve për mashtrim potencial.
Mbani mend: 
  • Përditësojini detajet tuaja të kontaktit me bankën në mënyrë që të mund t’ju kontaktojmë.
  • Raportoni menjëherë tek banka nëse karta/telefoni u është vjedhur apo e keni humbur.