Open Responsive Menu

Vlerat tona kryesore

 

Në veprimet tona ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin tonë me klientët, ne nuk promovojmë kreditë konsumatore, dhe sigurojmë shërbime të cilat janë të bazuara në situatën e çdo klienti dhe analizën financiare. Kjo qasje e përgjegjshme na lejon të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë të bazuar në besimin reciprok.

Shumë njerëz nuk janë plotësisht të mirë-informuar për kostot dhe përfitimet e një shërbimi financiar specifik. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi që të sigurojmë transparencë në operacionet tona përmes këshillimit financiar - të thjeshtë për të kuptuar - në mënyrë që njerëzit e thjeshtë të kuptojnë karakteristikat dhe ndikimin e një shërbimi financiar në buxhetin e tyre familjar apo të biznesit.

Përgjegjshmëria është një tjetër nga parimet tona bazë. Duke promovuar shërbimet e duhura financiare - të tilla si kredi për investime afatgjata - të mbështetura në një analizë të plotë financiare dhe në këshillim financiar, ne sigurohemi që klientët të marrin shërbimet që plotësojnë nevojat e tyre specifike dhe që janë në përputhje me kapacitetet e tyre financiare.