Open Responsive Menu

Transfertat e shpejta ProPay

ProPay është një shërbim tjetër për transfertat ndërkombëtare, që kryhet midis  një grupi prej 12 bankash ProCredit ,në vendet e Europës (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Rumani, Bosnjë-Hercegovinë, Ukrainë).

Nëpërmjet transfertave ProPay, kur urdhëruesi dhe përfituesi janë klientë të rrjetit të bankave të mësipërme ProCredit, mund të përfitojnë nga kushtet e favorshme për dërgimin ose pritjen e parave nga këto vende.

Kur mund të përdorni transfertat ProPay?
Nëse dëshironi të dërgoni para dhe përfituesi ka llogari pranë një prej bankave ProCredit të rrjetit bankar të mësipërm, ju përfitoni nga transferta ProPay me komisione sa gjysma e kostos së një transferte ndërkombëtare standarte.
Nëse prisni një transfertë nga këto vende dhe dërguesi ka llogari pranë një prej bankave ProCredit të rrjetit bankar të mësipërm, ju përfitoni nga transferta ProPay duke pritur fonde në llogarinë tuaj pa komisione bankare.

Çfarë avantazhe përfitoni nga transfertat ProPay?
Shpejtësi, transfertat kryhen brenda ditës së punës
Kosto e ulët, (ProPay kanë kosto 50% më të ulët në krahasim me transfertat e tjera në monedhë të huaj).
Transferta pa komisione për përfituesin e fondeve në Shqipëri.

Si mund të kryeni një transfertë ProPay?
Plotësoni kërkesën në degën tuaj më të afërt të ProCredit Bank, brenda orës 12.00 të mesditës.
Ju mund të urdhëroni transferta ProPay edhe nëpërmjet shërbimit internet banking me akses të plotë, pa qënë nevoja të paraqiteni në bankë.

Për më shumë komoditet, përdorni shërbimin e-banking!

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave ndërkombëtare ProPay ju ftojmë të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''.

Fillimi i faqes