Open Responsive Menu
-->

Shërbimet e Transfertave Ndërkombëtare
Në çdo kohë, nga llogaria bankare e biznesit tuaj (ose një llogari në një monedhë tjetër) ju mund të urdhëroni transferta ndërkombëtare, të cilat ofrohen nëpërmjet një sistemi pagesash të sigurtë dhe të shpejtë që përfshin Bankat korrespondente të ProCredit Bank si dhe Rrjetin SWIFT.

Çfarë përfitoni nga sistemi i pagesave në ProCredit Bank?
Transferta të shpejta, të sigurta dhe me komisione konkurruese.
Akses të shpejtë dhe në çdo kohë nëpërmjet shërbimit internet banking.
Shërbim i dërgimit të dokumentit të SWIFT-it në mënyrë automatike në adresën tuaj elektronike.

Çfarë informacioni ju nevojitet për të kryer një transfertë jashtë vendit?
1. Emri i Subjektit përfitues
2. Numri IBAN i subjektit përfitues
3. Emri i Bankës së subjektit përfitues
4. SWIFT i bankës së subjektit përfitues
5. Adresa e përfituesit

Çfarë informacioni ju nevojitet për të pritur një transfertë nga jashtë?
Është e nevojshme që ju t'i siguroni dërguesit informacionin e mëposhtëm:

1. Emri i kompanisë / biznesit tuaj
2. Numri IBAN i llogarisë bankare të kompanisë / biznesit tuaj
3. Emri i Bankës: ProCredit Bank Albania
4. SWIFT i bankës ProCredit: FEFAALTR
5. Kontaktet tuaja

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave ndërkombëtare ju ftojmë të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''.

Fillimi i faqes