Open Responsive Menu

Shërbimet e Transfertave Ndërkombëtare
Në çdo kohë, nga llogaria juaj e pagës (ose një llogari në një monedhë tjetër) ju mund të urdhëroni transferta ndërkombëtare, të cilat ofrohen nëpërmjet një sistemi pagesash të sigurtë dhe të shpejtë që përfshin Bankat korrespondente të ProCredit Bank.

Çfarë përfitoni nga sistemi i pagesave në ProCredit Bank?
Transferta të shpejta, të sigurta dhe me komisione konkurruese.
Akses të shpejtë dhe në çdo kohë nëpërmjet shërbimit internet banking.
Shërbim i dërgimit të dokumentit të SWIFT-it në mënyrë automatike në adresën tuaj elektronike.

Çfarë informacioni ju nevojitet për të dërguar para jashtë vendit?
IOMT

Çfarë informacioni ju nevojitet për të pritur para nga jashtë vendit?
Është e nevojshme që ju t'i siguroni dërguesit informacionin e mëposhtëm:

IIMT

Në mënyrë që të përfitoni transferta hyrëse të shpejta dhe me 0 Euro/Usd komision, rekomandojini dërguesit të fondeve të përzgjedhë ProCredit Bank Gjermani, si bankë korrespondente.

Për më shumë komoditet, përdorni shërbimin e-banking!

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave ndërkombëtare ju ftojmë të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''.

Fillimi i faqes