Open Responsive Menu

Shërbimet e Transfertave Ndërkombëtare

Në çdo kohë ju mund të urdhëroni transferta ndërkombëtare tek partnerët tuaj të biznesit, të cilat mundësohen në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nëpërmjet një sistemi ndërkombëtar pagesash që përfshin Bankat Korrespondente të ProCredit Bank.

Banka ProCredit Gjermani, shërben si bankë korrespondente për transfertat ndërkombëtare si hyrëse ashtu edhe dalëse, duke siguruar përfitime për ju dhe për partnerët tuaj të biznesit. Çmimi i aplikuar dhe koha e procesimit reflektojne avantazhin e të qenurit e vetmja bankë ndërkombëtare në Shqipëri që ka shtrirje në të gjithë rajonin.

Çfarë ofron ProCredit Bank Shqipëri për transferta hyrëse?

Nëse fondet kalojnë nga ProCredit Bank Gjermani, pra dërguesi i fondeve zgjedh ProCredit Bank Gjermani si bankë korrespondente, ju përfitoni:

  • 0 Euro/USD Komision për transferta hyrëse (për të gjitha tipet e komisioneve - “beneficiary”, "share” dhe "our").
  • Transferta të shpejta dhe të sigurta me kohë procesimi nga ProCredit Bank Shqipëri brenda ditës, ose maksimumi "datë valutë+1", që nga momenti i nisjes.
Por çfarë informacioni i nevojitet dërguesit të fondeve në mënyrë që të përfitoni nga këto kushte të favorshme? Dërgojini atyre të plotësuar instruksionet me detajet e nevojshme.

Për Transferta Dalëse përfitoni:

  • Komision fiks 15 Euro - për çdo transfertë në Euro të urdhëruar nga e-banking (për "share", "beneficiary").
  • Kryeni transferta të shpejta dhe të sigurta, në çdo kohë nëpërmjet shërbimit e-banking.
  • Mundësi për dërgimin e dokumentit të SWIFT-it në mënyrë automatike në adresën tuaj elektronike, pa komision shtesë.

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave ndërkombëtare ju ftojmë të vizitoni ''Kushtet e Punës''.

 

Fillimi i faqes