Open Responsive Menu

Transferta Kombëtare Dalëse
Nga llogaria bankare e biznesit tuaj, ju mund të urdhëroni transferta kombëtare dalëse (dërgoni para) në bankat e tjera brenda vendit nëpërmjet një prej mënyrave të mëposhtme:
Shërbimi Internet Banking me akses të plotë
Duke plotësuar një urdhër - transfertë në degën tuaj më të afërt  të ProCredit Bank

Për të kryer një transfertë kombëtare dalëse (dërgim parash në një bankë tjetër brenda vendit) është e nevojshme që të keni informacionin e mëposhtëm:
1. Emri i Subjektit përfitues
2. Numri IBAN i subjektit përfitues
3. Emri i Bankës së subjektit përfitues
4. SWIFT i bankës së subjektit përfitues
5. Adresa e përfituesit

Transferta Kombëtare Hyrëse
Në llogarinë bankare të biznesit tuaj ju mund të prisni transferta kombëtare hyrëse (transferta të urdhëruara nga bankat e tjera brenda vendit)

Është e nevojshme që dërguesit të parave, t'i siguroni informacionin e mëposhtëm për të pritur një transfertë:
1. Emri i kompanisë / biznesit tuaj
2. Numri IBAN i llogarisë bankare të kompanisë / biznesit tuaj
3. Emri i Bankës: ProCredit Bank Albania
4. SWIFT i bankës ProCredit: FEFAALTR
5. Kontaktet tuaja

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave kombëtare ju ftojmë të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''.

Fillimi i faqes