Open Responsive Menu

Transferta brenda bankës
Nga llogaria e biznesit tuaj ju mund të kryeni transferta të cilat kryhen në momenti si:
Transferta në llogaritë e klientëve të tjerë (pagesa, likuidim detyrimi, etj)
Transferta midis llogarive tuaja (këmbime valutore, etj.)

Nga llogaria e biznesit tuaj, ju mund të paguani në një vend, faturat e shpenzimeve mujore (energji elektrike, ujë, telefon fiks dhe celular). Këto pagesa ju mund t'i kryeni:

Nëpërmjet pagesave automatike - Mënyra më komode dhe më e mirë për të kursyer kohën tuaj!

Plotësoni kërkesën pranë një prej degëve të ProCredit Bank. Në vazhdim, pagesat do të kryhen në mënyrë automatike nga llogaria bankare e biznesit tuaj në një datë të caktuar të muajit, pa praninë tuaj në sportelet e bankës. Nëse gjendja e llogarisë së biznesit nuk është e mjaftueshme për të kryer këto pagesa, ju do të njoftoheni menjëherë nga ProCredit Bank.

Nëpërmjet shërbimit internet banking me akses të plotë

Ju mund të paguani direkt faturat mujore duke e zgjedhur vetë datën e pagesës.
1. Vizitoni faqen e shërbimit e-banking https://ebanking.procreditbank.com.al
2. Në platformën e – banking zgjidhni të kryeni një pagesë utilitare në llogarinë e një prej kompanive (Ujësjellës, CEZ, Vodafone, AMC, Eagle Mobile, Plus, Albtelekom, etj.)




Nëse ju duhet të kryeni pagesa periodike për detyrime me vlerë fikse dhe në një datë të caktuar (si për shembull: pagesa qeraje) ,ju mund të përdorni urdhrin e automatizuar dhe këto pagesa do të kryhen direkt nga llogaria juaj e biznesit.

Çfarë avantazhe përfitoni duke përdorur urdhrin periodik?
Pagesat kryhen në datën e përcaktuar nga ju dhe pa praninë tuaj në bankë.
Urdhëri periodik nuk ka komisione shërbimi.
Ofrohet midis llogarive në të njëjtën monedhë ose në monedha të ndryshme.

Përfitoni një shërbim cilësor, të sigurtë dhe të shpejtë!

Për t’u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave brenda bankës vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshiluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani


Fillimi i faqes