Open Responsive Menu
16 Qershor 2017

Njoftim për Klientë Individë

Të nderuar Klientë,

ProCredit Bank Shqipëri, si pjesë e grupit gjerman ProCredit Holding, prej mëse 2 vitesh është fokusuar në zhvillimin e insfrastrukturës së shërbimeve elektronike. Kjo me qëllim ofrimin e shërbimeve bankare moderne si mënyra më efiçente për përmbushjen e nevojave të klientëve tanë. E ndërsa jemi duke implementuar terësisht shërbime të avancuara elektronike, një nga qëllimet kryesore është të ofrojmë për klientët tanë shërbime që plotësojnë kritere të rëndësishme, siç janë shpejtësia në plotësimin e nevojave pa kufizime në kohë, transparenca dhe thjeshtësia.

Në këtë kuadër, për të shmangur pagesën e komisioneve të veçanta, ProCredit Bank do të ofrojë për ju komision fiks shërbimi mujor prej 300 lekë/muaj. Ky komision është i aplikueshëm që nga data 1 korrik 2017 dhe përfshin përdorimin e të gjitha shërbimeve si më poshtë:
Llogari rrjedhëse (Kaloni pagën apo të ardhurat tuaja periodike në ProCredit Bank, një bankë me 100% kapital gjerman)
Kartë Debiti (Paguani lehtë, shpejt dhe në mënyrë të sigurt blerjet tuaja POS, internet, apo rezervoni online. Gjithashtu aksesoni Zonën 24/7 për të kryer shërbime si tërheqje dhe depozitim në lekë dhe euro në pajisjet që janë në dispozicionin tuaj 24/7)
Shërbim e-banking dhe mobile banking (ProCredit Bank ju mundëson të kryeni transaksione bankare dhe menaxhoni llogaritë tuaja online përmes kompjuterit, tabletit dhe telefonit tuaj, nga kudo ndodheni dhe në çdo kohë që është e përshtatshme për ju)

Gjithashtu, që nga data 1 korrik 2017, mund të përfitoni shërbime të reja të përfshira në komisionin fiks të shërbimit mujor prej 300 lekë/muaj:
Kurseni me ProCredit Bank, një partner të besueshëm që ju ofron mundësinë e kapitalizimit mujor te interesave të llogarisë së kursimit dhe depozitave me afat.
Kartë Debiti tashmë me afat deri në 5 vjet.

Zgjidhni kohën më të përshtatshme për të kryer vetë shërbimet bankare, 24 orë në 7 ditë të javës.

ProCredit Bank, Banka Juaj Partnere !