Open Responsive Menu

Si të zgjidhni një bankë

Zgjedhja e një banke është e rëndësishme, për shkak se është një krijimi i një marrëdhënieje të bazuar në besimin reciprok me një partner financiar që administron të ardhurat tuaja.

Për pjesën më të madhe të familjeve, rroga është burimi kryesor i të ardhurave. Prandaj klientët duhet të vlerësojnë me kujdes se cili institucion duhet të administrojë paratë e tyre. Një zgjedhje e tillë, kërkon besim dhe siguri në këtë institucion.

E njëjta përqasje duhet të jetë edhe për shërbime të tjera financiare të ofruara nga banka, si për shembull kalimi i pagës, etj. Është e nevojshme për klientët që të kuptojnë se si bankat përdorin paratë e tyre dhe çfarë lloj investimesh kryhen nga bankat nëpërmjet këtyre fondeve. Vlen të theksohet se, edhe pse disa investime të caktuara mund të kenë përfitim të lartë, ato gjithashtu mbartin një rrezik të konsiderueshëm me vete.

Përmirësimet në shërbimet bankare dhe shërbimit ndaj klientit reflektojnë zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që sistemi bankar shqiptar ofron shërbime financiare "universale" - të tilla si llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimeve dhe overdrafte - bankat individuale ndryshojnë nga njëra-tjetra në drejtim të mënyrës së ofrimit të këtyre shërbimeve.

Banka që ju zgjidhni është partneri juaj financiar. Për të arritur një marrëdhënie të qëndrueshme, ju duhet të jeni të mirëinformuar se si do të investohen paratë tuaja, cilësia e këtyre investimeve, klientët që banka shërben si dhe cilësinë e shërbimit të ofruar.

Depozitat tuaja janë burimi kryesor i fondeve për të bankës, ndaj është e rëndësishme që banka t’i përdorë ato me përgjegjësi. Kjo do të thotë se banka nuk duhet të përqëndrojë biznesin e saj në shumë pak klientë të mëdhenj, të cilët mund të sjellin fitime të larta, por gjithashtu mbartin një rrezik shumë të lartë.

Në ProCredit Bank, ne veprojmë me një numër të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme. Në këtë mënyrë, ne zvogëlojmë riskun, duke u mbështetur në një numër të madh të huamarrësve të sektorëve të ndryshëm, për të siguruar kështu një rritje të qëndrueshme të biznesit tonë.

Kjo lloj qëndrueshmërie është investimi më i mirë për bankën dhe klientët e saj. Banka juaj duhet të jetë një strehë e sigurt për kursimet tuaja. Informohuni para se të zgjidhni partnerin tuaj financiar.

Ne besojmë se klientët vlerësojnë një marrëdhënie afatgjatë me bankën e tyre si dhe vlerësojnë edukimin dhe këshillimin financiar. Kjo është arsyeja pse, nëpërmjet punonjësve tanë të përkushtuar, ProCredit Bank synon të ofrojë një shërbim profesional që është i bazuar në parimin: "Njih klientin tënd".


Fillimi i faqes