Open Responsive Menu

Si të kursejmë

 

Hapi i parë është që të merret një vendim i prerë: "Unë dua të kursej".

Administroni buxhetin tuaj

Natyrisht, në qoftë se ju shpenzoni më shumë se të ardhurat tuaja mujore, ju do të filloni të përdorni kursimin tuaj pak nga pak apo do të merrni hua. Për të shmangur këtë, është e rëndësishme të buxhetoni, jo vetëm për një muaj, por për të gjithë vitin.

Përveç shpenzimeve të zakonshme mujore që çdo familje ka, janë edhe disa shpenzime të tjera të pashmangshme, që ne shpesh harrojmë t’i shtojmë në planifikimin tonë vjetor. Dhurata për ditëlindje apo përvjetore të ndryshme, festimet dhe pushimet verore janë shpenzime të tjera që ndodhin në kohë të ndryshme gjatë vitit.

Vendosni se për çfarë doni të kurseni

Nëse ju e dini se për çfarë jeni duke kursyer, do të jeni të motivuar për të kursyer rregullisht. Vendosni se sa të doni të kurseni çdo muaj (në përputhje me të ardhurat dhe shpenzimet tuaja mujore). Jini këmbëngulës - konsiderojeni kursimin si një angazhim mujor.

Mundohuni të planifikoni. Një mënyrë e mirë për t’i kthyer kursimet në një zakon të rregullt në jetën tuaj, është përdorimi i një plan kursimi.

Plani i Kursimeve na ndihmon të vëmë mënjanë pará në sasi të vogla dhe të menaxhueshme në bazë mujore, duke siguruar kështu një rritje të rregullt dhe të qëndrueshme të kursimeve tona.

Për shembull, duke kursyer 50 ose 100 Euro çdo muaj, ju do të keni kursyer mjaftueshëm pará pas disa muaj për të rinovuar kuzhinën tuaj, të investoni në dritare të reja për shtëpinë tuaj ose të blini një makinë të re larëse.

I njëjti "rregull" vlen edhe për kursimet për shpenzimet e paparashikuara, të tilla si pushimet e dimrit, dhuratat e festave apo shpenzime shtesë.

Për më tepër, Plani i Kursimit të ProCredit Bank ju ofron një mundësi që të vendosni në bankë një urdhër automatik për të transferuar një sasi parash të rënë dakord më parë, nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarin tuaj të kursimeve, që e bën kursimin më të thjeshtë.