Open Responsive Menu

Llogaria Bankare e Biznesit
Për të vendosur një marrëdhënie biznesi me bankën është e nevojshme hapja e një llogarie bankare.

Çfarë avantazhe përfitoni nga llogaria e biznesit?
Plotësoni nevojat afatshkrutra dhe afatgjata me financimin e duhur që ofrojmë për ju.
Përfitoni transferta dhe kryeni pagesa të shpejta ndaj furnitorëve tuaj brenda dhe jashtë vendit.
Akses në fondet tuaja në çdo kohë nëpërmjet shërbimit e-banking dhe kartës së biznesit.
Shpejtësi dhe eficiencë në aktivitetin tuaj të biznesit nëpërmjet veprimeve të automatizuara për pagesat e faturave.

Çfarë dokumentacioni ju nevojitet për të hapur një llogari biznesi?
1. Ekstrakt i QKR-së i tre muajve te fundit
2. Statut dhe Akt Themelimi i kompanisë
3. Dokument identifikimi i Përfaqesuesit Ligjor të kompanisë
4. NIPT / Vula (nëse ka në përdorim vulë)

Për t’u njohur me kushtet e punës për llogarinë e biznesit vizitoni faqen Kushtet e Punës.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshiluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani


Fillimi i faqes