Open Responsive Menu

 

ProCredit Bank dhe Mjedisi

Një përbërës thelbësor në misionin e zhvillimit të të gjithë grupit ProCredit, është mbrojtja e mjedisit si dhe sigurimi që zhvillimi ekonomik që mbështetet nga institucionet ProCredit është gjithashtu i qëndrueshëm përsa i përket aspektit mjedisor dhe shoqëror.

Çdo institucion ProCredit ka vendosur standarde të larta përsa i përket impaktit mjedisor të veprimeve të veta. Në vitin 2011, grupi ka vendosur “Udhëzuesi i Grupit për Menaxhimin Mjedisor”, që përmban një përqasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore.

ProCredit Bank Shqipëri ka përshtatur plotësisht Sistemin e Menaxhimit Mjedisor të grupit ProCredit dhe ka përmirësuar më tej performancën e vetë mjedisore. Në këtë mënyrë, ProCredit Bank Shqipëri ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor ndaj punonjësve të vetë, klientëve si dhe publikut të gjërë.