Open Responsive Menu

 

Ne vlerësojmë në mënyrë profesionale aplikimet tuaja, ndaj duam t'ju informojmë mbi parimet e politikës sonë të rekrutimit dhe t'ju ofrojmë disa rekomandime për një aplikim të suksesshëm.

Procesi ynë i përzgjedhjes përfshin 7 hapa:

 

 

 

Për të aplikuar në "ProCredit Entry Programme", ju duhet të plotësoni Aplikimin on-line që ndodhet në faqen e internetit të bankës sonë. Aplikimi përmban CV-në dhe Letrën e Motivimit. Asnjë formë tjetër aplikimi nuk është e pranueshme.

CV-ja kërkon plotësimin me kujdes të fushave të detyrueshmeduke dhënë një informacion të plotë dhe pa gabime gramatikore.

Letra e Motivimit - duhet të përmbajë arsyet se përse ju dëshironi të punoni me ne duke i dhënë përgjigje pyetjes ''Përse po aplikoni në bankën ProCredit''.  Për ne është e rëndësishme të njohim motivimin tuaj për t'u bërë pjesë e stafit tonë. Për këtë ju rekomandojmë të vizitoni faqen http://www.procredit-holding.com/en/ me qëllim që të informoheni rreth institucionit dhe të njiheni me modelin tonë të biznesit. Për më shumë informacion rreth letrës së motivimit lutemi të klikoni ''Udhëzues për letrën e motivimit''.

 

 

Nëse aplikimi juaj vlerësohet pozitivisht, ju do të kontaktoheni nga punonjësi ynë i burimeve njerëzore.

Qëllimi i këtij hapi është që t'ju japim mundësinë që të prezantoni personalisht veten tuaj dhe të ofroni detaje mbi eksperiencën tuaj, edukimin, arsyet e aplikimit etj. Biseda zgjat rreth 20-30 minuta dhe duhet të kryhen në një ambient të qetë për të dyja palët.


 

Meqënëse matematika dhe logjika bazë luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetet tona të përditshme, ne u kërkojmë aplikantëve që t'i nënshtrohen një testi matematik dhe logjik në Drejtorinë Qëndrore të bankës, në Tiranë. Ne u sigurojmë aplikantëve shembuj të ndryshëm në mënyrë që të rifreskojnë njohuritë e tyre dhe i ndihmojmë për tu përgatitur në test. Aplikantëve që udhëtojnë për në Tiranë nga qytete të tjera, do t'u rimbursohen shpenzimet e udhëtimit.

Kandidatët mund të praktikojnë një test provë dhe më pas të ndjekin kurset tona përgatitore. Këto kurse ofrohen pranë Drejtorisë Qëndrore të bankës në Tiranë, një javë përpara ditës së testimit.

Klikoni këtu për të parë Testet e Matematikës (PDF) - Testi 1, Testi 2, Testi 3, Çelësi i zgjidhjeve - Testi 1

Kjo fazë përzgjedhjeje na lejon që të vlerësojmë cilësi të ndryshme, si për shembull aftësia juaj për të punuar në grup, aftësitë tuaja të komunikimit si dhe aftësia juaj për të shprehur opinionet tuaja dhe argumentat përkatës.

Dy seanca diskutimi rreth 45 minuta secila, do të zhvillohen në grupe prej 6 vetash. Një diskutim do të bazohet në tema të karakterit ekonomik, ndërsa tema tjetër do të ketë karakter social. Ju nuk keni nevojë që të keni njohuri specifike mbi këto tema, por ne presim që ju të jeni një pjesëmarrës aktiv përgjatë diskutimeve, sepse kjo është mënyra e vetme se si mund t'ju vlerësojmë. Ju këshillojmë që të përfitoni sa më shumë nga kjo mundësi.

 

 

Nëse ju do të keni një performancë të mirë gjatë diskutimit në grup, ju do të ftoheni për një intervistë individuale. Intervista është një mundësi e mirë për të zhvilluar një bisedë të hapur dhe të drejtëpërdrejtë me stafin tonë, ku ju mund të diskutoni interesat dhe objektivat tuaja. Një intervistë e suksesshme do t'ju kualifikojë për hapin e fundit të proçesit të përzgjedhjes: seminarin dy javor.

 

 

Hapi përfundimtar është seminari dy javor me një grup kandidatësh të përzgjedhur. Përgjatë këtij seminari të gjithë aplikantët e përzgjedhur, do të mblidhen sëbashku në një mjedis të qetë larg kryeqytetit. Synimi i këtij hapi intensiv, është që kandidatët të njohin më mirë ProCredit si institucion, por që edhe ProCredit të njohë aplikantët më mirë.

Ky hap i proçesit, familjarizon pjesëmarrësit me karakteristikat që përcaktojnë ProCredit si një institucion dhe paraqesin këndvështrimin tonë mbi bankingun e përgjegjshëm dhe parimet etike, siç pasqyrohet në modelin tonë të biznesit. Diskutime dhe debate mbi çështje filozofike, do të lejojnë kandidatët potencialë të "ProCredit Entry Programme" që të fitojnë një botëkuptim më të gjerë përsa i përket mendimit mbi moralin dhe dilemat etike. Kjo shkëputje synon që të ndihmojë aplikantët që të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të mendojmë në mënyrë kritike mbi vendimet morale me të cilat ne përballemi në jetën tonë të përditshme, profesionale dhe personale. Çdo pjesëmarrës ka mundësinë që të përfshihet në diskutime, të kundërshtojë, të arrijë në konkluzione të pavarura si dhe të rishikojë mënyrën e të menduarit. Ky kurs parapërgatitor dy javor është një mundësi për çdo aplikant që të vlerësojë rëndësinë e pjesëmarrjes në "ProCredit Entry Programme" dhe një mundësi për ProCredit që të vlerësojë ata kandidatë që përshtaten më mirë me Programin.

Me përfundimin në mënyrë të suksesshme të këtyre dy javëve, kandidatët janë të ftuar që të marrin pjesë në "ProCredit Entry Programme".