Open Responsive Menu

Plani Kursimi


Planifikoni kursimet tuaja për të realizuar planet e ardhshme!
Depozita ‘’Plan Kursimi’’ ndjek një plan vjetor kursimi dhe përfiton interes bonus përveç interesit standart të depozitës.

Si mund të kurseni?


1.Çdo muaj ju mund të rezervoni një shumë fikse për ta kursyer.
Zgjidhni datën dhe shumën që planifikoni të kurseni çdo muaj.
Zgjidhni kohëzgjatjen e depozitës (afat 1 - 2 ose 3 – vjeçar).
Për të përfituar interesin shtesë është e nevojshme që shumat fikse, të cilat transferohen çdo muaj në
llogarinë e kursimit, të mos tërhiqen përpara kohëzgjatjes së Plan Kursimit të zgjedhur (1 ose 2 ose 3vjecar).

Si përllogaritet interesi në Planin e Kursimit?


Plani i kursimit ofron dy interesa në llogarinë e kursimit:
1. Interesin e llogarisë së kursimit
Përllogaritet mbi balancat ditore të llogarisë dhe përfitohet një herë në vit (në muajin Janar).
2. Interesin shtesë ose interesin bonus
Përllogaritet në fund të një periudhe 1 – vjeçare sipas formulës:
Shuma (fikse) Mujore x 12 Muaj x Normën e interesit bonus (Shembull: 1,000 Lekë x 12 Muaj x 1.5% = 180 Lekë)

Bonusi i llogaritur është subjekt i tatimit 10% mbi të ardhurat i mbajtur nga shteti.
Bonusi neto i përfituar është sa 90 % i Bonusit të përllogariur më sipër.  Shembull : 180A Lekë x 90%= 162 Lekë


Për t’u njohur me kushtet e punës për llogarinë Plan Kursimi vizitoni faqen Kushtet e Punës.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshiluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani


Fillimi i faqes