Open Responsive Menu

Pika të rëndësishme për agrobizneset

 

 

 

Bujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm dhe luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Nëpërmjet financimit të përgjegjshëm dhe investimeve në teknologjitë moderne në ferma dhe biznese agro-përpunuese, cilësia dhe sasia e produkteve do të rritet, duke i bërë këto biznese më konkurruese.

Pavarësisht rëndësisë së tij, ky sektor është i ekspozuar ndaj disa risqeve, nga të cilat:

  • Risku mjedisor: kushtet atmosferike ose ngjarje të tjera natyrore mund të kenë një ndikim negativ në prodhim
  • Nivel i lartë i informalitetit: mungesa e një informacioni të përcaktuar dhe të besueshëm në lidhje me çmimet, sjell vështirësi në kryerjen e një analize financiare
  • Mungesa e kolateralit: e lidhur me çështjet e pronësisë së tokës dhe pronave në Shqipëri

Për shkak të sfidave me të cilat përballet ky sektor, bizneset bujqësore nuk kanë qenë të shërbyer në mënyrë të përshtatshme nga sistemi bankar. Ndërkohë që bujqësia kontribuon me 23% në PBB-në e Shqipërisë, financimi për këtë sektor është vetëm rreth 1.5% e të gjitha kredive të dhëna nga sektori bankar të vendit. Megjithatë, sektori i bujqësisë është në rritje të vazhdueshme, ndaj kreditë bankare mund të luajnë një rol kyç në mbështetjen e kësaj rritje.

Fermat - sidomos bizneset që janë të fokusuara në prodhimin, përpunimin dhe korrje - kërkojnë një treg të qëndrueshëm, ku ata mund të shesin prodhimet e tyre dhe të zhvillojnë lidhje më të ngushta me bizneset e tjera në sektor.