Open Responsive Menu

Për ju Agrobiznese

 

ProCredit Bank njihet si Banka Partnere e Agrobiznesit që nga viti 2001 me shërbime të dedikuara që i përshtaten nevojave specifike të këtij sektori, shoqëruar me këshillimin e duhur financiar me qëllim që klienti të sigurojë financimin e duhur.

Çfarë e bën ProCredit Bank, Bankën Partnere të Agrobiznesit?

ProCredit Bank është e vetmja bankë në Shqipëri me 100 % kapital gjerman qe iu shërben më shumë se 4,600 klientëve në sektorin e agrobiznesit:

  • Në punën tonë të përditshme ne njohim klientin dhe identifikojmë nevojat financiare të biznesit të tij.
  • Një ekspert financiar është përgjegjës për marrëdhënien dhe bashkëpunimin me biznesin e klientit tonë.
  • Nëpërmjet shërbimit të personalizuar të Këshilluesi Financiar, i cili njeh nga afër biznesin e klientit, nevojat dhe potencialin e tij, ai është në gjendje të ofrojë shërbimin më të mirë dhe zgjidhjen e duhur financiare për të.

Ne, në ProCredit Bank kemi krijuar shërbime të dedikuara për agrobiznesin, të thjeshta dhe të përshtatshme. Këshilluesit tanë të klientit ofrojnë këshillim profesional, një komunikim të thjeshtë dhe informacion të kuptueshëm për përdorimin e shërbimeve bankare.

 

Cilët  janë klientët tanë të agrobiznesit

 

Agroprodhues

Të gjithë individët dhe bizneset që kanë të ardhura nga blegtoria dhe bujqësia të cilët ushtrojnë aktivitete bujqesore në nivel ferme:

  • Mbashtrimi blegtorisë, rritje shpendësh, bletësh
  • Kultivimi i pemëve frutore dhe vreshtarisë, kultivimi i ullirit,kultivimi i bimëve të arrave
  • Ofruesit e mekanikës bujqësore dhe inputeve bujqësore
  • Rezervate të rritjes së peshkut, peshkimi

 

Agropërpunues

Biznese që ushtrojnë aktivitete të përpunimit të produkteve bujqësore:

  • Biznese të përpunimit të qumështit dhe prodhimit të bulmetit
  • Biznese të përpunimit të ullirit
  • Biznese të prodhimit dhe konservimit të produkteve bujqësore (perime, fruta, peshk etj.)

 

Agrotregtues dhe Agro-Grumbullues

Biznese që operojnë në grumbullimin dhe ruatjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale

  • Dhoma frigoriferike
  • Eksport/tregtim të produkteve bujqësore
  • Grumbullim dhe tregtim i inputeve bujqësore
  • Tregtim i produkteve të detit

Fillimi i faqes