Open Responsive Menu

 

ProCredit bank ofron një sërë shërbimesh bankare që mundësojnë të plotësoni në çdo kohë nevojat tuaja për shërbime bankare. Me hapjen e llogarisë, ju ofrojmë të pajiseni dhe me kartë debiti dhe E-banking, të cilat ju mundësojnë të përdorni shërbimet tona bankare në "Zona 24/7", 24 orë në 7 ditë të javës.

1. Llogaria bankare

ProCredit Bank ju mundëson të hapni llogari në monedha të ndryshme, si Lek, Euro dhe Dollar.

2. Karta e Debitit Visa Electron

Me kartën e debitit Visa Electron, ju mund të tërhiqni para nga llogaritë tuaja bankare, sa herë që e keni të nevojshme, pranë Zonave 24/7 apo dhe në rrjetin e ATM-ve jashtë njësive tona të biznesit. Gjithashtu në Zonat 24/7 ju mund të depozitoni në çdo kohë në llogaritë tuaja rrjedhëse ose të kursimit -pa kufizime në kohë, 24 orë në 7 ditë të javës.
Kryhen pagesa në supermarkete, dyqane, restorante nëpërmjet pikave të shitjes (POS) dhe nuk është e nevojshme të mbahen para me vete.
Mund të bëhen pagesa brenda dhe jashtë vendit, kudo që ndodheni.

3. E-banking

Shërbimi E-Banking i ofruar nga ProCredit Bank, ju mundëson kryerjen e veprimeve bankare nëpërmjet internetit. Është një shërbim shumë i thjeshtë, i sigurtë, i shpejtë, mjafton vetëm që ju të vizitoni faqen tonë të internetit. Përdorni e-banking nga komoditeti i zyrës, shtëpisë suaj apo dhe pranë Treminalit  Info|E-banking në "Zona 24/7", për të kryer transferta dhe pagesa të ndryshme më shpejt dhe më lirë se në sportelet e bankës.

Çfarë është e rëndësishme të dini Ju Pagamarrës?

Nëse jeni pagamarrës pranë një institucioni shtetëror, kompanie private apo nëse jeni sipërmarrës (i vetëpunësuar), ju keni të drejtën për të zgjedhur bankën tuaj, në të cilën do të kalojë paga juaj mujore. Ky është një vendim që ju përket vetëm ju, prandaj para se të bëni këtë zgjedhje, është e rëndësishme të njihni partnerin tuaj financiar (bankën), me qëllim që pritshmëritë tuaja të përputhen me shërbimin e ofruar.

Çfarë ofron ProCredit Bank për pagamarrësit dhe sipërmarrësit?
Në ProCredit Bank ne kemi krijuar shërbime të dedikuara për pagamarrësit të cilat ofrohet brenda Paketës për Pagamarrës.

Në këtë paketë përfshihen të gjitha shërbimet më të nevojshme që një pagamarrës përfiton:
Llogaria e Pagës
Depozita Kursimi
Karta e Debitit
Pagesa Periodike
Internet Banking
Pagesa Automatike
Financim Personal
Karta e Kreditit

Përse ju shërben llogaria bankare e pagës?
Llogaria e pagës është portofoli juaj në bankë dhe shërben për kalimin e pagës si dhe për të kryer veprime të ndryshme bankare.

Për të patur një llogari page është shumë e lehtë. Mjafton të paraqiteni në një nga degët e ProCredit Bank me një dokument identifikimit (pasaportë ose kartë identiteti).

Për t’u njohur me kushtet e punës për llogarinë e pagës vizitoni faqen Kushtet e Punës.
Nëse dëshironi të hapni llogarinë tuaj të pagës pranë proCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshiluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani

 

Fillimi i faqes