Open Responsive Menu

Për ju Biznese

 

Për ju Biznese
Nëse jeni një sipërmarrës, keni një aktivitet biznesi apo kërkoni ta zgjeroni më tej atë nëpërmjet një plani investimi, ju nevojitet edhe një partner i sigurtë financiar.

Në ProCredit Bank ju do të gjeni shërbime të plota bankare për SME-të. Shërbim profesional të personalizuar ku rëndësi të veçantë i jepet këshillimit finaciar, me qëllim që ju të siguroni financimin e duhur dhe të garantoni një rritje dhe një zhvillim të qëndrueshëm.
Në veprimet tona të përditshme ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë që na lejojnë të ndërtojmë marrëdhënie biznesi afatgjatë me klientët tanë, bazuar në besimin reciprok si:

Transparenca
Ne sigurojmë informacion transparent për klientët tanë, publikun e gjerë si dhe për punonjësit tanë. Për shembull, ne sigurohemi që klientët tanë të kuptojnë plotësisht kushtet e punës dhe kontratat që lidhin me ne. Për këtë angazhohemi në edukimin financiar, në mënyrë që të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e ofertave financiare jo transparente.

Kultura e komunikimit të hapur
Ne jemi të hapur, të drejtë dhe konstruktivë në komunikimet me njëri-tjetrin dhe i trajtojmë konfliktet në punë në mënyrë profesionale, duke bashkëpunuar për gjetjen e zgjidhjeve.

Përgjegjshmëria sociale dhe toleranca
Ne ju ofrojmë klientëve tanë këshilla të vlefshme. Përpara se të ofrojmë kredi tek klientët tanë, ne vlerësojmë situatën e tyre ekonomike dhe financiare, potencialin e tyre të biznesit dhe kapacitetin e shlyerjes. Mbi këtë bazë, ne i ndihmojmë ata të zgjedhin mundësitë e kredive të përshtatshme, nga të cilat ata mund të përfitojnë dhe të shmangin mbingarkesën. Promovimi i një kulture kursimi është një tjetër pjesë e misionit tonë, sepse ne besojmë se kursimet individuale luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëritë me nivele relativisht të ulta të mirëqënies sociale. Ne jemi të angazhuar në trajtimin e klientëve dhe punonjësve tanë me drejtësi dhe respekt, pavarësisht origjinës, ngjyrës, gjinisë, besimit politik apo fetar.

Orientimi i shërbimit
Çdo klient shërbehet në mënyrë miqësore, të sjellshme e profesionale. Punonjësit tanë janë të përkushtuar të ofrojnë shërbim të shkëlqyer për të gjithë klientët, pavarësisht nga prejardhja e tyre apo madhësia e biznesit të tyre.

Standardet e larta profesionale
Punonjësit tanë janë përgjegjës për cilësinë e punës së tyre dhe përpiqen të rriten në anën profesionale.

Shkallë e lartë integriteti personal dhe përkushtimi
Ndershmëria e plotë është e nevojshme për të gjithë punonjësit e Grupit ProCredit në të gjitha kohët dhe çdo shkelje e këtij parimi trajtohet me shpejtësi dhe rigorozitet.

Fillimi i faqes