Open Responsive Menu

Kredia Eko për Biznesin tuaj

ProCredit Bank ofron kredinë Eko, për të gjithë klientët e biznesit të cilët dëshirojnë të investojnë në makineri dhe teknologji të reja në biznesin e tyre, të cilat sjellin një përdorim eficient të energjisë.

Të gjithë klientët me të ardhura nga biznesi mund të përfitojnë kredinë Eko për investime në biznes, për sa kohë që plotësojnë kushtet e përgjithshme për t’u financuar nga Banka ProCredit.

Çfarë avantazhe keni nëse investoni me kredinë Eko?
Përmirësoni cilësinë e produkteve tuaja.
Reduktoni shpenzimet mujore të energjisë në biznesin tuaj duke zëvendësuar makineritë ekzistuese me linja të reja prodhimi eficiente, të cilat konsumojnë më pak energji për të njëjtat orë pune.
Rrisni produktivitetin nëpërmjet linjave eficiente të prodhimit që kursejnë energjinë, përmirësoni cilësinë e produkteve dhe fitoni avantazh konkurrues në treg.
Përmirësoni imazhin e biznesit tuaj si një biznes që investon në cilësi dhe kujdeset për ambientin.


Si mund të aplikoni për kredinë Eko?
1. Vizitoni degën tuaj më të afërt të ProCredit Bank
2. Plotësoni aplikimin për kredinë EKO në shumën që ju nevojitet.
3. Këshilluesi ynë për biznese, analizon situatën tuaj financiare dhe ju ofron këshillimin e duhur që ju ndihmon të vlerësoni investimin më të përshtatshëm në banesën tuaj.
4. Mbështetur në mundësinë suaj të pagesës dhe planin e investimit, përcaktohen dhe kushtet e kredisë.

Për t'u njohur me kushtet e punës të kredisë Eko për biznese, vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''.

Fillimi i faqes