Open Responsive Menu

Nisma mjedisore e ProCredit Bank Shqipëri


"ProCredit Bank, përgjegjës për të ardhmen".

Mbrojtja e mjedisit është një përbërës thelbësor në misionin e zhvillimit të të gjithë grupit të bankave ProCredit. Për ta forcuar edhe më tej këtë përqasje, si një institucion ndërkombëtar që operon në të gjitha vendet e rajonit, ProCredit Bank ka ndërmarrë njëkohësisht me bankat e tjera simotra një nismë ndërgjegjësuese ”ProCredit bank, përgjegjës për të ardhmen” që transmeton orientimin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin tonë social dhe ekonomik, ndaj dëshirojmë të jemi pjesëtarë aktivë të shoqërisë sonë dhe të luajmë një rol më të madh, përtej të qënit vetëm një institucion bankar.

  • 600'000 çanta pambuku Eko, për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike

Në kuadër të kësaj iniciative, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit duke reduktuar përdorimin e qeseve të plastikës, bankat ProCredit  kanë shpërndarë falas rreth 600'000 çanta, ku 30’000 prej tyre janë dhuruar në rrjete supermarketesh, librari, shkolla, biznese, institucione pu blike dhe private. Vlen të theksohet se këto çanta janë 100% pambuk organik duke dëshmuar edhe më tej qasjen e përgjegjshme të Bankës ProCredit ndaj mjedisit.

  • Aktivitete në natyrë për fëmijët

ProCredit Bank organizoi enkas për fëmijët një aktivitet argëtues. Fëmijët e pranishëm ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare private “Kristaq Rama”, si dhe shumë fëmijë të tjerë dhe vizitorë të Kopshtit Zoologjik. Fëmijët u njohën me ambientet e shtëpizës ekologjike Eden, ku dhe morën informacione për mbrojtjen e mjedisit dhe gjallesave të ndryshme. Më pas të gjithë sëbashku ndoqën teatrin për fëmijë të luajtur në natyrë nga Trupa e Teatrit Kombëtar. Kjo atmosferë e gëzueshme u përcoll deri në fund të takimit, kohë kur në kuadër të nismës sonë, për mësuesit e pranishëm u pajisën me çanta Eko.

 

  • Zbatimi standardeve të larta lidhur me ndikimin e operacioneve tona në mjedis

Të gjitha bankat e grupit ProCredit kanë vendosur standarde të larta lidhur me ndikimin e operacioneve të tyre në mjedis. Ndaj në përmbushje të këtyre standarteve, janë kryer investime efiçente të energjisë në njësitë e  biznesit dhe në zyrat qëndrore. Gjithashtu këshilluesit e biznesit përdorin në operacionet e tyre të përditshme makinat hibride Eko, të cilat demostrojnë përqasjen tonë mjedisore me qëllim përdorimin me efiçencë të burimeve, sensibilizimin e publikut dhe mbrojtjen e ambientit, duke reduktuar emetimin e gazeve të dëmshme në atmosferë.

  • Shembuj të mirë për tu ndjekur

Përqasja mjedisore e ProCredit Bank transmetohet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga stafi, i cili kontribuon në mënyrë shumë aktive përmes  aktivitetesh që kontribuojnë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit. I tillë ishte dhe aktiviteti i pastrimit të 3 zona të ndryshme të vendit në fillim të muajit Qershor 2015. Aksion ky që u shtri në zona si Plazhi i Velipojës, Pylli i Sodës në Vlorë dhe Kodrat e qytetit të Korçës.

 


Fillimi i faqes