Open Responsive Menu

Letër Kredia
Është një instrument pagese dhe sigurie njëkohësisht, që përdoret në tregtinë ndërkombëtare dhe që mbron interesat e blerësit (klientit) të një vendi dhe shitësit (furnitorit) që ndodhet në një vend tjetër.
Letër kredia përfaqëson një mjet pagese dhe garancie njëkohësisht. Në thelb të këtij produkti qëndron siguria e shitësit, që pronësia e mallit zhvendoset vetëm kur është bërë pagesa, si dhe siguria e blerësit që malli i porositur përmbush të gjitha specifikimet e standartit dhe cilesisë, e vërtetuar përmes paraqitjes së setit të plotë të dokumentave përpara kryerjes së pagesës.

Çfarë ju ofron letër kredia?
Pagesë të garantuar kundrejt prezantimit të dokumentave të përcaktuara në termat e Letrës së Kredisë.
Redukton riskun e prodhimit në rastet kur blerësi anullon apo ndryshon porosinë e tij.
Pagesë përkundrejt një malli që përmbush të gjitha specifikat teknike, cilësore dhe sasiore që blerësi ka synuar në kontratën e biznesit.
Ky instrument ofron përgjegjësi individuale nga ana e blerësit por edhe e bankave për të kryer pagesën, përkundrejt prezantimit të dokumentave të plota e të sakta nga përfituesi i letër kredisë.

Për t’u njohur me kushtet e punës për shërbimin e Letër Kredisë vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Fillimi i faqes