Open Responsive Menu

Kursime Periodike
Jo gjithmonë është e lehtë…ndaj kurseni çdo muaj!
Për të gjithë klientët pagamarrës pranë bankës sonë, ProCredit Bank ofron depozita kursimi periodike nëpërmjet të cilave ju zgjidhni vetë kohën e depozitimit dhe shumën e depozitimit.

Si mund të kurseni?
1.  Kurseni shuma fikse çdo muaj nëpërmjet një urdhri periodik
Përcaktoni datën dhe shumën që planifikoni të kurseni çdo muaj.
Nënshkruani autorizimin për urdhrin periodik për një afat kohor të përcaktuar nga ju.
Sigurohuni që në datën e zgjedhur të keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj që ky veprim të kryhet.
Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme të paraqiteni në bankë çdo muaj për të kursyer shuma sado të vogla.
Ne i kryejmë këto veprime për ju.

2.  Kurseni çfarëdo shume, në çdo kohë në llogarinë tuaj të kursimit.
Depozitoni në çdo kohë shuma të ndryshme parash.
Keni akses në kursimet tuaja në çdo kohë nëpërmjet kartës suaj. 
(tërhiqni në bankomate ose mund të kryeni pagesa / blerje në internet).

Çfarë përfitoni nga llogaria e kursimit?
Kursime të sigurta në çdo kohë të cilat mund t’i përdorni sipas nevojave tuaja.
Interesa të fituara çdo muaj.
Depozitime dhe tërheqje të lira në çdo kohë.

Për t’u njohur me kushtet e punës për Llogarinë e Kursimit vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Fillimi i faqes