Open Responsive Menu

Kredi me kushte lehtësuese
Kredia me kushte lehtësuese (ProAlternativë) i dedikohet të gjithë bizneseve që sigurojnë përfitueshmëri dhe kthim investimi të lartë.

Klientët të cilët përfitojnë nga kredia me kushte lehtësuese:
Biznese agro – prodhuese
(biznese të prodhimit të qumështit, djathit, produkteve bujqësore si: fruta, perime, peshk...)

Biznese agro – proçesuese
(biznese të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij,prodhimit të vajit të ullirit, biznese të përpunimit dhe konservimit të produkteve bujqësore)

Biznese të grumbullimit / ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore
(dhoma frigoriferike, eksport / tregtim të produkteve bujqësore, produkteve të detit).

Qëllimi i kredisë
Zgjerim i biznesit aktual
Fillim i një aktiviteti të ri (investime ne asete fikse apo blerje lënde të parë, etj.)
Shuma e kredisë

Deri ne 25’000’000 Lekë  (Shuma minimale = 700’000 Lekë)

Afati Deri në 7 vjet
Monedha Lekë
Garancia Për ekspozime kredie deri në 4 milion Lekë nuk kërkohet garanci.

Kriteret për të përfituar kredinë:
Aplikantët duhet të kenë eksperiencë në fushën në të cilën duan të investojnë.
Duhet të zotërojnë 30% të fondeve për planin e investimit. ProCredit Bank ofron financimin e këtyre investimeve me kredi deri në 70% të vlerës së investimit.

Dokumentat e nevojshëm:
Dokument i vlefshëm identifikimi (klienti dhe bashkë - kredimarrësit)
Vërtetim nga Pushteti Vendor që klienti ushtron aktivitet blektoral / bujqësor (Matrikullim  Taks Toke)
Kodi i Fermerit
Liçencë Aktiviteti (për kredi në shuma mbi 4’000’000 Lekë)

Për t’u njohur me kushtet e punës për kredinë me kushte lehtësuese, vizitoni faqenKushtet e Punës”.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshilluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani


Fillimi i faqes