Open Responsive Menu

Kredia Eko për shtëpinë dhe biznesin tuaj

ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe ofron shërbim të përgjegjshëm bankar. Pjesë e kësaj përgjegjësie është angazhimi për të vepruar në përputhje me standardet sociale, etike dhe mjedisore duke qenë dhe banka e parë në Shqipëri, që prej vitit 2009, e cila promovon eficiencën e energjisë nëpërmjet kredisë Eko.

Kredia Eko është financimi i investimeve në ambientet e biznesit dhe në banesa të cilat sjellin përdorimin eficient të energjisë dhe kursimin e saj.

Kredia Eko mbështet:

  • Masat e Eficiencës së Energjisë, për individët dhe bizneset, të tilla si investime efikase në banesa (p.sh. termoizolim të ndërtesës, dritare dhe dyer eficiente, etj); investime në ndërtesat e biznesit (termoizolim, ngrohje qëndrore, etj), apo financimin e bizneseve dhe agrobizneseve për makineri dhe pajisje biznesi eficiente.
  • Investimet e Energjisë së Rinovueshme (p.sh. hidrocentralë të vegjël, sistemet e paneleve diellore, përdorim i biomasës etj)
  • Investime “miqësore” me mjedisin, të tilla si riciklime të ndryshme, produkte bujqësore organike etj.

Këshilluesit tanë të biznesit, ju ofrojnë në çdo moment, këshillimin e duhur në lidhje me investimet Eko, më të përshtatshme për banesën /biznesin tuaj, në mënyrë që investimi të sjellë një vlerë të shtuar për të gjithë.

Për më tepër informacion rreth Kredisë Eko klikoni në linqet e mëposhtme:

Kredia Eko për shtëpinë tuaj
Kredia Eko për biznesin tuaj
Kredia Eko për agrobiznesin tuaj