Open Responsive Menu

Kredi për Shtëpinë Tuaj
Një nga vendimet më të rëndësishme në jetën e çdo individi është blerja e një shtëpie. ProCredit Bank ju mundëson të investoni në blerjen apo ndërtimin e shtëpisë ose banesës suaj nëpërmjet kredisë për shtëpi.

Kush mund të përfitojë nga kredia për shtëpi?
Të gjithë klientët individë të punësuar dhe të siguruar, paga e të cilëve kalon pranë ProCredit Bank ose në një nga bankat e tjera në tregun bankar.

Kushtet e financimit të Kredisë për Shtëpi
Afati maksimal i financimit:   Deri në 20 vjet
Vlera maksimale e financimit: Deri në 80% të çmimit të blerjes së shtëpisë
Kolateral mund të vendoset ndërtesa (shtëpia) që do të blihet ose një banesë / shtëpi tjetër.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Dokument i vlefshëm identifikimi
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për të ardhurat dhe lëvizjet e llogarisë së pagës suaj për 6 muajt e fundit.
Kontrata e shit-blerjes/ porosisë së shtëpisë ose lejet përkatëse në rast ndërtimi.
Dokumentacioni i pronës që do të lihet garanci.
Sigurimi i jetës çdo vit për gjatë gjithë jetëgjatësisë së kredisë (sigurimi i pronës nuk është i aplikueshëm).

Për t’u njohur me kushtet e punës për Kredi për Shtëpi vizitoni faqen Kushtet e Punës.

 

Fillimi i faqes