Open Responsive Menu

Kredi për Makinë të Re
Klientët pagamarrës në ProCredit Bank mund të përfitojnë edhe kredi për blerje të një makine të re me kushtet e mëposhtme të financimit që ofrohen.

Kush mund të përfitojë nga kredia për makinë të re?
Të gjithë klientët individë të punësuar dhe të siguruar, paga e të cilëve kalon pranë ProCredit Bank ose në një nga bankat e tjera në tregun bankar.

Kushtet e financimit të Kredisë për Makinë të Re
Shuma e financimit:  Deri në 3 000 000 Lekë / 25 000 Euro
Afati maksimal i financimit:  Deri në 84 muaj.
Vlera maksimale e financimit:  Deri në 80% të çmimit të blerjes së makinës nëse si kolateral  do të shërbejë makina e blerë dhe 100% nëse do të ofrohet një kolateral tjetër.

Kushte Specifike:
Sigurim i plotë Kasko për makinën gjatë gjithë kohës së pagesës.
Sigurimi i plotë Kasko nuk është i nevojshëm nëse ofrohet hipotekë si kolateral.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Dokument i vlefshëm identifikimi
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për të ardhurat dhe lëvizjet e llogarisë së pagës suaj për 6 muajt e fundit ose dokumentat ligjorë të biznesit (nëse zotëroni një biznes)
Kontrata e qerasë (nëse keni te ardhura nga qeraja)

Për t’u njohur me kushtet e punës për Kredi për Makinë të re vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Si mund të përfitoni kredi për blerje të një makine të re?
Vizitoni një nga degët e ProCredit Bank ose aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank duke plotësuar kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshilluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani


Fillimi i faqes