Open Responsive Menu

Kredi për Kapital Qarkullues
Kjo kredi ju ndihmon të mbani në çdo moment nën kontroll inventarin e biznesit tuaj, dhe sipas ciklit të biznesit të parashikoni rritjen e tij me  produkte të reja apo ekzistuese.

Me qëllim që t'i përgjigjemi sa më mirë nevojave afatshkurtra të biznesit tuaj, ProCredit Bank ju ofron:
Paradhënie Bankare - fonde të vlefshme në llogarinë tuaj të biznesit të cilat mund t'i përdorni kur:
Ju nevojitet likuiditet kur pagesat nga klientët tuaj vonohen.
Kryeni pagesa të menjëhershme dhe të paparashikuara
Ky financim ofrohet për një periudhë një vjeçare (me të drejtë rinovimi) deri në vlerën 100% të xhiros mujore historike ose të ardhshme në llogarinë bankare.Interesi paguhet vetëm mbi shumën e përdorur.

Linja e Kredisë - ofrohet si financim afatshkurtër për një kategori të caktuar biznesesh dhe ofron fleksibilitet në pagesa të shpejta dhe sezonale.
Shuma maksimale e financimit ofrohet në bazë të analizës së likuiditetit dhe detyrimeve afatshkurtra me furnitorët. Përdorimi i fondeve mund të jetë i pjesshëm kurse rikthimi i fondeve bëhet nëpërmjet arkëtimeve të biznesit.

Për t’u njohur me normat e interesit të paradhënies bankare vizitoni faqen “Kushtet e Punës”.

Fillimi i faqes