Open Responsive Menu

Kredi për Kapital Qarkullues
Me qëllim që t’i përgjigjemi sa më mirë nevojave afatshkurtra të biznesit tuaj, këshilluesit tanë të specializuar ju ofrojnë këshillimin e duhur financiar duke vlerësuar së bashku përfitimet dhe kostot reale të financimit.

Për të plotësuar nevojat afatshkurtra të biznesit tuaj ProCredit Bank ju ofron:
Paradhënie Bankare
Siguroni likuiditet kur pagesat nga debitorët tuaj vonohen.                          
Kryeni pagesa të shpenzimeve të menjëhershme dhe të paparashikuara.
Ofrohet për një periudhë një vjeçare, me të drejtë rinovimi dhe me interes të pandryshueshëm gjatë gjithë periudhës.Interesi paguhet vetëm mbi shumën e përdorur dhe llogaritet mbi bazë ditore.
Ky financim ofrohet deri në 100% të xhiros mujore të llogarisë (historike ose të ardhshme me bankën).

Linja e  kredisë
Ofrohet në formën e financimit afatshkurtër për një kategori të caktuar biznesesh, me qëllim plotësimin e nevojave aktuale për kapital qarkullues.
Është një shërbim financimi që ofron fleksibilitet në pagesa të shpejta dhe sezonale sipas nevojave të biznesit tuaj.
Shuma maksimale e financimit ofrohet në bazë të analizës së likuiditetit të aktiveve, kapitalit punues, pasqyrës së fluksit të mjeteve monetare dhe detyrimeve afatshkurtra me furnitorët. Interesi llogaritet çdo ditë mbi shumën e përdorur, me bazë llogaritje ditore.
Tërheqja e fondeve mund të bëhet pjesërisht, sipas nevojave të biznesit për likuiditet ose pagesa sezonale, dhe njëkohësisht mund të bëhen pagesa të principalit në çdo kohë brenda afatit të përdorimit. Linja e kredisë duhet të paguhet vetëm nga arkëtimet e biznesit.

Për t’u njohur me kushtet e punës për financim afatshkurtër vizitoni faqen Kushtet e Punës”.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshilluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani


Fillimi i faqes