Open Responsive Menu

Kredi për Aktive Fikse
Ne ofrojmë financim afatgjatë për çdo biznes që ushtron aktivitet në fushën e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve, mbështetur në një analizë të plotë financiare si dhe në planin e investimit.

Klientët përfitues
Biznese të liçencuar
Shuma e financimit Shuma e financimit varet nga plani i investimit në asete fikse si dhe mundësia e pagesës. ProCredit Bank ju ofron mundësinë e financimit me një shumë të vetme ose financim të ndarë në disa shuma.
Afati maksimal
Ofrohet financim deri në 10 vjet.
Interesi i kredisë Kreditë me afatgjata (mbi 3 vjet) ofrohen me normë interesi të ndryshueshme.
Pagesa e kësteve Pagesat e kësteve bëhen çdo muaj dhe mund të jenë:
''të rregullta'' (shuma të njëjta çdo muaj)
''të çrregullta'' (shuma të ndryshme sipas sezonalitetit).
Garancia Për financim deri në 50,000 euro hipoteka nuk është e domosdoshme.
Monedha Financimi ofrohet në Lekë / Euro ose Usd.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Dokument i vlefshëm identifikimi
Dokumenta ligjorë dhe financiarë të biznesit
Plani i investimit në biznesin tuaj
Dokumentat e pengjeve ose garancisë hipotekore

Për t’u njohur me normat e interesit të kredisë për aktive fikse vizitoni faqenKushtet e Punës”.

Fillimi i faqes