Open Responsive Menu

Kredi e mbështetur nga BE
Si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm financiar për SME-të, ProCredit Bank ofron mundësitë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj. Nëpërmjet një analize të mirë financiare, vendimmarrje të përgjegjshme dhe një marrëdhënie të personalizuar me klientët tanë, ne ofrojmë shërbime financiare që përmbushin nevojat e biznesit tuaj.

Banka ProCredit ofron kredi per investime dhe kredi me destinacion kapitali punues për kompanitë qe perfitojne nga Programi InnovFin. Duke ofruar garanci, ky program synon të mbështesë financimin e inovacioneve për SME-të.

Termat e ofruara:

Shuma e financimit: në varësi të planit të investimit

Valuta: Lek dhe Euro

Norma e interesit: Norma të favorshme

Komision administrimi: Sipas standardit

Kërkesa për kolateral: 50% më pak kolateral krahasuar me rastet e tjera

Ky program është i dedikuar për:

SME-të qe iniciojne investime inovative (p.sh. futja e produkteve të reja, mallra dhe shërbime, ndryshime të rëndësishme në procesin e prodhimit, inovacion në formën e organizimit të prodhimit, si dhe metoda e koncepte te reja të marketingut etj.).

Ndërmarrjet e fokusuara në veprimtarinë kërkimore dhe të zhvillimit.

Ndërmarrje që operojnë në treg për më pak se 12 vjet dhe qarkullimi i fuqisë punëtore te tyre eshte rritur me të paktën 20%,  gjatë një periudhe tre-vjeçare.

Ndërmarrjet që veprojnë në treg për më pak se 7 vjet dhe Kërkimi & Inovacioni i kostove të tyre të përfaqësojnë të paktën 5% të shpenzimeve të përgjithshme operative të tyre.

Programi InnovFin ofron financim i cili sjell rritje te avantazheve konkurruese dhe te eficences, kosto të reduktuara dhe të përmirësim të kushteve të punës.

Perfituesi final është i mbeshtetur  nga InnovFin SME Guarantee Facility, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në bazë te  Instrumentave Financiarë Horizont 2020 dhe Fondin Evropian për Investime Strategjike (EFSI) te vendosur në bazë të Planit të Investimeve për Evropën. Qëllimi i EFSI është të ndihmojë  ne financimin mbeshtetes dhe implementimin e investimeve produktive në Bashkimin Evropian dhe të sigurojë akses të larte në financim.

Apliko tani


Fillimi i faqes