Open Responsive Menu

Këshilluesi Financiar ProCredit

 

Edukimi Financiar është një shtyllë e rëndësishme e vizionit dhe misionit të Bankës ProCredit, e cila ka një përqasje të përgjegjshme prej më shumë se 18 vjetësh në tregun shqiptar. Për këtë qëllim, Banka ProCredit ka publikuar në mënyrë të vazhdueshme broshura informative dhe këshilluese për klientët e vetë, në mënyrë që çdo klient të ketë një vendimmarrje financiare me impakt pozitiv për ekonominë individuale, por edhe ekonominë shqiptare në veçanti. Ju keni mundësinë që të këshilloheni mbi bankingun dhe shërbimet e ndryshme financiare që ofrohen në sistemin bankar, duke lexuar broshurën "Si t'i drejtohesh një banke".

Gjithashtu, ProCredit Bank ka nisur fushatën edukative "Këshilluesi Financiar ProCredit", që është një seri spotesh që synojnë të japin këshillimin e duhur financiar për individët dhe bizneset. Kjo seri spotesh ka si synim informimin e publikut të gjërë për tema të ndryshme të lidhur me sistemin bankar, si në aspektin e përqasjes që një bankë ka në treg (si Përgjegjshmëria Bankare, Transparenca etj.), por edhe në aspektin e shërbimeve të ofruara financiare (si për shembull Kredia, Depozita, Llogaria Rrjedhëse, Kartë debiti etj.).


Duke ofruar shërbim cilësor për individët dhe bizneset, ProCredit Bank i përmbahet një numri të caktuar parimesh bazë në operacionet e përditshme bankare: vlerësohet transparenca në komunikimin me klientët, nuk promovohet kredia konsumatore dhe sigurohen shërbime të cilat janë të bazuara në situatën e çdo klienti, analizën financiare dhe vlerësimin e riskut financiar. Kjo përqasje e përgjegjshme na lejon të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët, të bazuar në besimin reciprok.

Ne ju rekomandojmë që të lexoni më shumë për aspekte të ndryshme të bankingut: "Përmirësoni vendimet tuaja financiare"

Ju mund të drejtoheni në çdo moment në degët ProCredit Bank për të marrë më shumë informacion.