Open Responsive Menu

Merrni vendime bazuar në informacion të plotë.

Sektori bankar është një ndër më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Bankat shërbejnë si një urë ndërmjet personave që kursejnë dhe atyre që marrin hua, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Zhvillimi i shpejtë i sektorit bankar në Shqipëri si dhe rritja e konkurrencës ndërmjet bankave, ka sjellë një shumëllojshmëri të gjerë të shërbimeve bankare. Si rrjedhim, klientët mund të përdorin këto shërbime për të përmirësuar kushtet e jetesës, veçanërisht nëpërmjet mundësisë së financimit.

Gjithësesi, një rritje e tillë e shpejtë ka krijuar disa sfida. Për klientët po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të zgjedhin shërbimet më të përshtatshme financiare për ta, përmes shumëllojshmërisë së ofruar. Për njerëzit e zakonshëm, niveli i të kuptuarit të shërbimeve financiare dhe çështjeve të lidhura me to nuk ka pasur të njëjtin ritëm zhvillimi me sektorin financiar.

Në ProCredit Bank, ne besojmë se është e domosdoshme për njerëzit e zakonshëm që të kenë njohuri bazë për shërbimet bankare. Kjo u lejon atyre të marrin vendime të drejta për zgjedhjen e një banke apo të shërbimeve financiare - veçanërisht përsa i përket kredive.

ProCredit Bank është e përkushtuar që të ofrojë një shërbim bankar të standardeve më të larta, si pjesë e përqasjes tonë ndaj bankingut të përgjegjshëm.

Për të marrë vendimet e duhura në lidhje me çështje të rëndësishme, ju duhet të keni informacion të saktë, të plotë dhe të besueshëm.

Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë edukim dhe këshillim financiar në lidhje me bankingun dhe shërbimet e ndryshme bankare - avantazhet dhe qëllimet e tyre – sepse luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si përdoren paratë tuaja.