Open Responsive Menu

Anëtarë të Drejtorisë Ekzekutive në ProCredit Bank Shqipëri janë:

Adela Leka

Ka lindur në vitin 1982 në qytetin e Tiranës. Është bërë pjesë e stafit të Bankës ProCredit në Gusht 2004 si Asistente në Departamentin e Kontabilitetit, më pas si Specialiste në Departamentin e Raportimeve. Në Shkurt të vitit 2006 është emëruar Drejtor i Departamentit të Raportimeve. Në Shtator të vitit 2009 është emëruar Drejtor i Departamentit të Kontrollit Financiar. Në vitin 2013 u emërua Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. Aktualisht është Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të bankës ProCredit Shqipëri. Gjithashtu ajo është Anëtare dhe e Këshillit Mbikqyrës të bankës ProCredit Ekuador. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë, në Universitetin e Tiranës si dhe ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademinë e ProCredit Holding, Frankfurt, Gjermani.

Ardiola Hristiç

Ka lindur në vitin 1978 në qytetin e Durrësit. Është bërë pjesë e stafit të Bankës ProCredit në Gusht të vitit 2001, si Analiste Kredie në Degën e Durrësit. Më pas është emëruar Specialiste në Departamentin e Kredisë dhe Kordinatore për SME-të, për të vijuar në Mars 2007 në pozicionin Drejtore Dege. Në vitin 2009 është emëruar Drejtore Rajonale për Rajonin Perëndimor deri në vitin 2011 kur u emërua Drejtore e Departamentit të Shërbimeve të Brendshme. Në Tetor të vitit 2013 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Biznesit të Vogël dhe aktualisht mban pozicionin e Anëtares së Drejtorisë Ekzekuive të ProCredit Bank Shqipëri. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë dhe Kontabilitet, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademinë Rajonale ProCredit, Maqedoni dhe Akademinë ProCredit, Frankfurt, Gjermani.

 

Anëtarë të Këshillit Drejtues, Janar 2016:

Robert Scott Richards (CV)
Borislav Kostadinov, Kryetar i Këshillit Drejtues (CV)
Wolfgang Bertelsmeier (CV)
Mimoza Godanci (CV)
Jordan Damcevski (CV)

Anëtarë të Komitetit të Kontrollit, Nëntor 2015:
Vesna Paunovska (CV)
Jovanka Joleska Popovska (CV)
Maja Mehmedovic (CV)

Fillimi i faqes