Open Responsive Menu

Karta e Biznesit Visa Business Electron
Kjo kartë debiti shtë një mjet i sigurtë elektronik dhe ofrohet në mënyrë të personalizuar për përfaqësuesit ligjorë dhe / ose personat e autorizuar në llogarinë e biznesit.
Çfarë shërbimesh ju siguron karta e biznesit?
Pagesa të faturave në POS (pikat e shitjes) në dyqane, qendra tregtare, supermarkete, hotele, restorante, faqe interneti etj.
Tërheqje në bankomate (ATM) në çdo kohë, 24 orë gjatë 7 ditëve të javës brenda dhe jashtë vendit.Vizitoni Rrjetin e ATM-ve të ProCredit Bank.
Informacion rreth balancës së llogarisë të biznesit tuaj si dhe 10 veprimet e fundit.

Çfarë avantazhe përfitoni duke përdorur kartën e biznesit?
1. Karta e biznesit ju ofron siguri nëpërmjet kodit personal identifikues (PIN) që keni në përdorim si dhe sistemit të informacionit CHIP, ku ruhen të dhënat.
2. Përdorim brenda dhe jashtë vendit duke ju ofruar fleksibilitet në administrimin e fondeve tuaja. Nuk nevojitet të mbani të holla me vete sepse nevojat tuaja i plotësoni me kartën e biznesit.
3. Kontrolloni shpenzimet e biznesit tuaj në çdo kohë nëpërmjet veprimeve që kryeni me kartë, duke patur në llogari veprimet e rregjistruara për çdo tërheqje apo pagesë.

Për t'u njohur me kushtet e punës së kartës së biznesit lutemi të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës''.
Për të aplikuar për kartën e biznesit dërgoni kërkesën tuaj nëpërmjet aplikimit në faqen tonë:

Për më shumë informacion ju ftojmë të lexoni: Rregulla sigurie për përdorimin e kartës


Fillimi i faqes