Open Responsive Menu

Karta Debiti: Visa Electron dhe Maestro
Karta e Debitit është një mjet i sigurtë elektronik e cila ofrohet për të gjithë pagamarrësit pranë bankës sonë. ProCredit Bank ofron për të gjithë pagamarrësit dy tipe kartash debiti ndërkombëtare: Maestro Card dhe Visa Electron.

Çfarë shërbimesh ju ofron karta e debitit?
Tërheqje të pagës ose të kursimeve të tjera në bankomate (ATM) Visa Electronnë çdo kohë, 24 orë gjatë 7 ditëve të javës. Vizitoni Rrjetin e ATM-ve të ProCredit Bank.
Informacion rreth balancave të llogarive tuaja si dhe printim i 10 veprimeve të fundit.
Blerje nëpërmjet pagesës në POS (Pika Shitje) në dyqane, qendra tregtare, supermarkete, hotele, restorante, faqe interneti etj.

Çfarë avantazhe përfitoni duke përdorur kartën e debitit?
1. Karta e debitit ju ofron siguri nëpërmjet kodit personal identifikues (PIN) Maestro Cardqë keni në përdorim si dhe sistemit të informacionit CHIP, ku ruhen të dhënat.
2. Përdorim brenda dhe jashtë vendit duke ju ofruar fleksibilitet në administrimin e parave tuaja. Nuk nevojitet të mbani të holla me vete sepse nevojat tuaja i plotësoni me kartën tuaj.
3. Kontrolloni shpenzimet tuaja në çdo kohë nëpërmjet veprimeve që kryeni me kartë, duke patur në llogari veprimet për çdo tërheqje apo pagesë.

Për t’u njohur me kushtet e punës për Kartat e Debitit vizitoni faqen Kushtet e Punës.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshiluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Për më shumë informacion ju ftojmë të lexoni: Rregulla sigurie për përdorimin e kartës.

Apliko tani


Fillimi i faqes